• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PD denoncon skandalin në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Si u votua kundra ligjit vendimi për pronat publike

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
PD  denoncon skandalin në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Si u votua kundra ligjit vendimi për pronat publike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshilltarëve  të Partisë Demokratike, Kreshnik  Çollaku ka denoncuar një rast të manipulimit të votimit gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas demokratëvë, Këshilli bashkiak në Tiranë ka miratuar pa kuotimin e nevojshëm një vendim që I hap rrugë përdorimin apo dhënien me qera të disa prej pronave publike të kryeqytetit.





Kreshnik Çollaku  në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike disponon pamjet e mbledhjes ku vendimi i mbajtur secret është votuar me 31 votat e këshilltarëve të pranishëm.

Sipas Partisë Demokratike ky vendim duhet të miratohet minimalisht me 37 vota.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KËSHILLTARËVE BASHKIAKË TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një mbledhje që ka zgjatur më pak se 45 minuta, është shoqëruar me një ngjarje e cila turpëron një institucion dhe parlamentin e Tiranës, Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës është deklaruar se janë miratuar 6 vendime që lidhen me administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë. Nga drejtuesit e Këshillit është deklaruar miratimi i këtyre vendimeve, të cilat, në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore si detyrim kanë përcaktimin, në nenin 54/e të këtij ligji, votimin e tyre me një shumicë prej 3/5-ash nga këshilltarët bashkiakë. Në fakt rezulton, sikundër mund të verifikohet edhe nga pamjet e kamerave, se në momentin e votimit, të pranishëm janë 31 anëtarë të këshillit bashkiak, pra, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.

Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.

E njëjta situatë ka tentuar të ndodhë dhe me një ngjarje tanimë të njohur, siç është ajo e pronës publike mbi të cilën ngrihet Teatri Kombëtar. Pikërisht për këtë shkak, këshilltarët e opozitës së bashkuar, kanë refuzuar pjesëmarrjen në çdo seancë të Këshillit Bashkiak, duke qenë se një ligj mafioz, i sponsorizuar nga klientët e Erion Velisë dhe të Edi Ramës.

Kanë projektuar grabitjen, uzurpimin e një të drejte kushteuese të Këshilltarëve Bashkiakë dhe kalimin  e kësaj të drejte në institucione të tjera.

Praktikisht, duke hequr mundësinë që këshilltarët e Bashkisë Tiranë të administrojnë pronën publike në Tiranë me një shumicë prej 37 votash Bashkia e Tiranës vendosi që këtë të drejtë ta uzurpojë dhe pikërisht për këtë arsye opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak pa iu rikthyer kjo e drejtë kushtetuese.

Pas

E rëndë në Tiranë/ Vajza vetëhelmohet pas refuzimit të të dashurit, ndërron jetë në taksi

Para

Kontrollet në doganë, sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara

Para
Kontrollet në doganë, sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara

Kontrollet në doganë, sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar