• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dalldia patriotike e “kolaboracionistit” Idrizi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Mero Baze

Pashë një reagim të partisë së Shpëtim Idrizit mbi tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës greke në Jug të Shqipërisë. Duke marrë shkas prej tyre, reagimi i Idrizit shkonte deri në fillim të shekullit të shkuar, duke kujtuar Zografin e vitit 1914, duke e krahasuar atë me Edi Ramën, e plot patetizma të tjerë, që duket se kanë nevojë t”i kompensojnë kësaj partie mungesën e koherencës që ka vet, në raport me forcat ekstremiste të politikës greke në Tiranë.





Së pari, për gjithë këta patriotët që karrikohen me bateri, tabelat dygjuhëshe në zonat e pakicës janë detyrim dhe jo poshtërim i shtetit shqiptar. Një shtet që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian nuk mund t”i mohojë një pakice të ketë tabela rrugore në gjuhën e vet, ndërkohë që është detyrim që në zonat kufitare dhe aty ku nuk ka pakica, të ketë tabela edhe në gjuhën angleze për të huajt që vizitojnë Shqipërinë.

Ndaj ky debat nuk ja ia vlen të bëhet, nëse nuk do të më tërhiqte vëmendjen hipokrizia e Shpëtim Idrizit.

Si përfaqësues politik i një komunitetit që ka vuajtur nga një gjenocid me bazë etnike në Greqi dhe është zbuar prej andej me dhunë, Shpëtim Idrizi së pari nuk duhet të predikojë urrejtje etnike, pasi ai nuk është në krye të një partie politike për të nxitur urrejtje ndaj grekëve të Shqipërisë, por për të kërkuar të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Greqisë, në këtë rast të komunitetit çam.

Nuk mund të pretendosh të rehabilitosh një komunitet të masakruar nga dhuna etnike, duke nxitur dhunë etnike, pasi kështu je thjesht duke imituar Napolon Zervën në versionin shqiptar.

Por kjo është gjysma e së keqes. Hipokrizia bëhet e plotë kur po ky patriot me bateri, ka disa javë që rri si langaraq te dera e Lulzim Bashës me shpresë mos e fusë edhe atë në “qeverinë hije” tranzitore, nëse e lejon Vangjel Dule. Dhe Basha as e zbon, e as e mban, thjesht e lë tek dera, që të mos i shqetësohet Vangjel Dule.

Në fakt çifti Idrizi-Dule, janë çifti më regresiv në politikën shqiptare, pasi janë dy politikanë që në thelb punojnë kundër interesave të komuniteteve që përfaqësojnë.

Vangjel Dule përfaqëson politikisht pakicën greke, por del deputet me votat e shqiptarëve çam në Vlorë, pasi grekët nuk e votojnë. Dhe arsyeja është se ai përfaqëson më shumë “Agimin e Artë”, se interesat e politikës greke apo pakicës greke në Shqipëri.

Ai më shumë përpiqet të mbjellë urrejtje për çamët, sesa të merret me të drejtat e grekëve në Shqipëri.

Në të njëjtin kurth ka rënë edhe Shpëtim Idrizi. Dhe ky më shumë merret me luftën kundër pakicës greke në Shqipëri, sesa me të drejtat e mohuara të çamëve në Greqi.  Dhe për ironi të fatit, të dy rrijnë në një tryezë me Lulzim Bashën, por Dule në krye të vendit, ndërsa Idrizi vetëm kur Lulzimit i jep leje Dule, ta pranojë.

Ndaj para se të akuzojë qeverinë shqiptare për kolaboracionizëm me qeverinë greke, në këtë rast për një të drejtë elementare të pakicës greke në Shqipëri, është më mirë të sqarojë çamët, se çfarë e detyron të poshtërojë partinë e tyre, duke qëndruar tek dera e SHQUP-it, mos ja hap Vangjel Dule.

Ky është më keq se kolaboracionizëm. Është poshtërim, në përpjekje për t”iu lutur “Agimit të Artë” të Greqisë me degë në Tiranë, të të pranojë në tryezë për aleat.

Pas

17 vite e dhunuar nga burri, vajza i bën nënës surprizën që nuk e priste

Para

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje të moshuarin që ecte me motoçikletë

Para
Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje të moshuarin që ecte me motoçikletë

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje të moshuarin që ecte me motoçikletë

Të Gjitha

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

13 mënyra si të rinjtë mund të fitojnë para

13 mënyra si të rinjtë mund të fitojnë para

nga Fast News
08:00 | 01/08/2025
0

Recent News

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025
3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

09:00 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar