Më thuaj me cilin rri, të të them se kush je – thotë populli! Ju jeni mesatarja e pesë njerëzve që kaloni shumicën e kohës. – shprehej Jim Rohn. Shprehje këto që kanë rrjedhur nga përvoja dhe tregojnë se ata që ju rrethojnë, personat në rrugën tuaj drejt suksesit, janë shumë të rëndësishëm dhe kanë shumë ndikim tek ne.
Si një lider vizionar në një mision, mjedisi dhe personat që ju rrethojnë janë çelësi i suksesit tuaj.
Njerëzit me të cilët shoqëroheni janë arma juaj sekrete për të rritur suksesin. Secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe gjendjen tuaj shpirtërore.
Këta janë 5 lojtarët kryesorë që duhet të përfshini në rrethin tuaj të suksesit:
Mentori – është personi frymëzues i cili ka kaluar me sukses në rrugën që ju keni nisur.
Ky person mund të orientojë vizionin tuaj dhe të ndriçojë rrugën për t’iu ndihmuar të zgjeroni horizontin dhe mundësitë. Një mentor mund të jetë dikush të cilin ju e admironi nga larg dhe jo domosdoshmërisht është i fushës suaj. Si të zgjidhni mentorin tuaj?
Trajneri – Trajnerët më të suksesshëm kanë gjithashtu trajnerë sepse ne e dimë që secili prej nesh kalon momente të vështira ku ka nevojë për ndihmë.
Trajneri juaj ka rolin e shoqëruesit gjatë udhëtimit tuaj. Një trajner mund të veprojë si një udhërrëfyes “busull”. Varësisht se ku jeni, do t’ju nevojiten lloje të ndryshme të trajnerëve në pika të ndryshme në udhëtimin tuaj sipërmarrës. Dhe ky udhëtim ka shpesh të papritura dhe sfida të shumta me të cilat duhet të përballeni.
Por sipas Edi Demaj, sipërmarrësit shqiptar në Detroit, “Nëse nuk është e VËSHTIRË DHE SFIDUESE atëherë ndoshta ti nuk po kërkon maksimumin!”
Katalizatorët – Katalizatorët janë miqtë dhe kolegët tuaj. Ata janë në të njëjtin udhëtim me ju. Ata e dinë çfarë po kaloni dhe mund t’ju ndihmojnë duke iu motivuar.
Ju mund të krijoni grupin tuaj me 5 persona. Një “mini organizatë”, apo me pas një komunitet, ku ju mund të mblidheni dhe të nxisni njëri tjetrin për të vazhduar përpara. Ndërsa të mësuarit nga gabimet tona është i rëndësishëm, nuk ka rrugë më efiçente se sa mësimi nga gabimi i të tjerëve.
Fansat – Ne të gjithë kemi nevojë për mbështetje të pakushtëzuar nga njerëz të cilët besojnë te ne edhe atëherë kur ne nuk besojmë te vetja. Prandaj dhe quhen “Brohoritësit”.
Ndoshta këtu mund të përfshihet familja apo rrethi juaj shumë i ngushtë shoqëror. Dhe të kesh njerëz të tillë në krahë është një bekim pasi ata mund t’ju nxjerrin nga momentet tuaja të errësirës.
Si drejtues ju mund të keni disa ditë të vështira. Prandaj mund të zgjidhni cilindo për këtë rol. Çështja është se, është shumë e rëndësishme që të keni një fans në anën tuaj.
Krahu i djathtë – Të kesh një ekip efektiv, me ambicie është shumë e rëndësishme për suksesin tuaj.
Megjithatë, vetëm një person në këtë ekip është krahu juaj i djathtë. Ky person ndihmon në ekzekutimin dhe implementimin e vizionit tuaj. Ai është besnik dhe di si t’iu përfaqësojë ju dhe kompaninë tuaj në mënyrën më të mirë.
Dhe siç thotë një proverb e vjetër Afrikane: “Nëse doni të arrini shpejt, ecni vetëm. Nëse doni të shkoni më larg, ecni së bashku.”
Vërtet, personat në rrethin tuaj të suksesit mund të jenë më tepër, ndaj si rezultat të përpiqemi ta rrethojmë veten nga njerëz pozitiv dhe që na përcjellin dashamirësi dhe entuziazëm në rrugën tonë.
“Gjithçka është energji” është një nga aksiomat kryesore të shkencës dhe qeniet njerëzore nuk janë të huaj me transformimet e energjisë. (Ekonomia Online)