• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Detajet/ Ja si i ‘fundosi’ fajdexhinjtë e Shkodrës ish-Prefekti

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Detajet/ Ja si i ‘fundosi’ fajdexhinjtë e Shkodrës ish-Prefekti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Maranaj” të policisë së Shkodrës ku u arrestuan 12 shtetas ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim. Të arrestuarit sipas burimeve pranë prokurorisë janë arrestuar pas një denoncimi të bërë nga ish-prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani si dhe ish-këshilltar në këshillin bashkiak të Shkodrës.

Paulin Radovani ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani si shkak i bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove nisen duke marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20% siç bën të ditur prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që edhe t’i bënin presione.

Në një moment ish-prefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij ndërsa mësohet se ka dy urdhëra mbrojtjeje nga gjykata pikërisht për shkak të këtyre problemeve.
Besnik Barbullushi, një emër i njohur në Shkodër pak kohë më parë u vetëvar dhe kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur pikërisht për shkak të një borxhi të madh që i ka dhënë familjes Radovani dhe duke ditur pamundësinë për t’i marrë mbrapsht ato para është vetëvarur.

Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit janë arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet ende në Shkodër. I ndodhur mes këtyre problemeve në një moment Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij i kishin marrë para hua.



Pas denoncimit të tij, prokuroria dhe policia nisën hetimet ndërsa shumë prej bisedave janë regjistruar nga vetë ish-prefekti Radovani, i cili ka patur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë. Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj” duke vënë në pranga shtetasit: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër. Policia ka të shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë E.M, J.A dhe E.L ndërsa janë pezulluar nga detyra dhe kanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” shtetasit Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Sipas burimeve në çdo lëvizje që bën ish-prefekti Radovani shoqërohet me polici për shkak të këtyre problemeve dhe kërcënimeve që mund të ketë. Policia po heton për rolin e gjithsecilit nga 12 të arrestuarit, një pjesë e të cilëve janë të njohur të ish-prefektit apo djemve të tij më përpara./BW

Pas

Shpërthen Vasili: I pabesi që i vodhi festën Tiranës

Para

Pas hekurave trafikantët shqiptarë, fitonin mijëra euro në ditë

Para
Pas hekurave trafikantët shqiptarë, fitonin mijëra euro në ditë

Pas hekurave trafikantët shqiptarë, fitonin mijëra euro në ditë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

nga Fast News
18:15 | 05/12/2025
0

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

nga Fast News
15:59 | 05/12/2025
0

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

nga Fast News
15:43 | 05/12/2025
0

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

nga Fast News
14:24 | 04/12/2025
0

Recent News

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

18:15 | 05/12/2025
Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

15:59 | 05/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar