Uncategorized Archives - Fast News Economy

Projektligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ja si do të funksionojë
Qeveria miratoi propozimin për ndryshime dhe shtesa në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Ndryshimet e propozuara nga qeveria, dhe që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama, synojnë që këto objekte të përdoren për interes publik, strehim social dhe për zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara. Projektligji është propozuar nga ministri i Brendshëm dhe ai i Ekonomisë e Inovacionit, dhe do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Sipas propozimeve të qeverisë, jo të gjitha ndërtimet e konfiskuara si të paligjshme do të kalojnë për përdorim nga të tretët, pasi një pjesë e tyre do të kenë sërish mundësinë e legalizimit. Një kategori objektesh me shkelje të lejes do të mund të legalizohen, kur njësitë janë në duart e blerësve me kontrata noteriale.

Kur objekti ka shkelje të lejes së ndërtimit, punimet në strukturë kanë përfunduar dhe apartamentet apo njësitë posedohen ose përdoren nga palë të treta, porositës apo përfitues me kontratë noteriale me investitorin ose zhvilluesin, objekti mund të legalizohet dhe regjistrohet sipas ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Në këto raste Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do t’i kërkojë Kadastrës vijimin e legalizimit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm për blerësit është mënyra se si njihen kontratat e tyre. Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin nr.66/2023, që prekin gjithashtu trajtimin e qytetarëve, që kanë blerë apartamente në këto ndërtime, duke parashikuar në raste të caktuara kalimin e pronësisë së njësisë dhe jo vetëm njohjen e një detyrimi financiar. Ligji aktual parashikon njohjen proporcionalisht të shumës së paguar dhe kompensimin e personit të tretë me vlerën që korrespondon me punimet e realizuara.

Me ndryshimet e propozuara, autoritetet duhet të njohin dhe respektojnë kontratat e hartuara përpara noterit dhe të regjistruara në Kadastër përpara konstatimit të paligjshmërisë. Pas përfundimit dhe regjistrimit të ndërtesës, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të miratojë kalimin e pronësisë te blerësi për njësinë që i takon sipas kontratës së lidhur më parë me zhvilluesin.

Ligji në fuqi e mbështet administrimin e objekteve të konfiskuara te një Komision me nëntë anëtarë, ministria përgjegjëse për pronën shtetërore dhe njësitë e zbatimit. Ndërkohë, projektligji heq Komisionin dhe njësinë e zbatimit dhe ia kalon funksionet kryesore Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Pranë Agjencisë do të ngrihet një grup pune me numër tek anëtarësh, të caktuar me urdhër të titullarit të saj, që do të administrojë objektet dhe fondin e posaçëm, do të propozojë shitjen e pasurive, do të zhvillojë ankandet dhe do të monitorojë pasuritë e dhëna në përdorim. Projektligji parashikon gjithashtu që ekspertët e jashtëm të kësaj agjencie të zgjidhen nga lista e administruar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa përzgjedhja e tyre përjashtohet nga procedurat e prokurimit publik.

PROJEKTLIGJI I PLOTË:

P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.66/2023, “PËR ADMINISTRIMIN E OBJEKTEVE TË KONFISKUARA SI NDËRTIME PA LEJE, ME QËLLIM PËRDORIMIN E TYRE PËR INTERES PUBLIK APO STREHIM SOCIAL, SI DHE ZBUTJEN E PASOJAVE SOCIALE TË SHKAKTUARA”

Në mbështjetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. “Grupi i punës” është grupi përgjegjës i ngritur pranë AAPSK-së, me urdhër të titullarit, për hartimin dhe realizimin e masave të administrimit e të zhvillimit për ndërtimin, përshtatjen, përfundimin, administrimin dhe shfrytëzimin e objekteve të konfiskuara dhe/ose objekteve të kaluara në favor të shtetit, sipas dispozitave të këtij ligji, për interes publik, masa sociale apo iniciativa publike shtetërore.”.

Pika 4 shfuqizohet.

Pika 8 shfuqizohet.

Shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:

“9. “Fond i veçantë/ i dedikuar për ndërtimet pa leje” janë burime financiare, të cilat destinohen për veprimtarinë/zhvillimin e objekteve pa leje, që janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK-së, sipas përcaktimeve në këtë ligj.”.

Neni 2

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) ministri përgjegjës për konfiskimet, në varësi të të cilit është AAPSK-ja;”.

Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara;”.

Shkronja “dh” shfuqizohet.

Neni 3

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10

Ministri përgjegjës për konfiskimet

AAPSK-ja, nëpërmjet ministrit përgjegjës për konfiskimet, i propozon Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve të konfiskuara, që kanë kaluar në favor të shtetit, apo pjesët takuese të tyre në pronësi / përdorim ose në përgjegjësi administrimi të institucioneve apo enteve publike.

Ministri përgjegjës për konfiskimet, me propozim të AAPSK-së, miraton përdorimin e fondit të veçantë/të dedikuar për ndërtimet pa leje, i nevojshëm për t’i mundësuar organit përgjegjës për administrimin e objekteve të konfiskuara të realizojë përfundimin/përmirësimin/përshtatjen e objekteve të konfiskuara/të kaluara në favor të shtetit.”.

Neni 4

Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 11

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

Organi përgjegjës për administrimin e objekteve të konfiskuara është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (në vijim AAPSK).

AAPSK-ja ka këto detyra:

a) Administron objektet e konfiskuara, në zbatim të propozimit të grupit të punës për përdorimin e tyre për nevoja të strehimit social apo për interes publik;

b) Administron fondin e veçantë / e dedikuar për ndërtimet pa leje dhe kryen përdorimin e tij;

c) Aplikon në cilësinë e përfaqësuesit të pronarit shtet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit apo çdo institucioni tjetër, me qëllim kryerjen e veprimeve në lidhje me objektet e konfiskuara;

ç) Përcjell propozimin pranë ministrit përgjegjës për konfiskimet, bashkëlidhur me relacionin tekniko-financiar të objektit të konfiskuar, me qëllim miratimin për kalim në fazën e shitjes së objektit;

d) Pasi merret miratimi nga ministri përgjegjës për konfiskimet, zhvillon ankandin publik të shitjes së objekteve të konfiskuara, sipas ligjit për ankandet, dhe nënshkruan aktet e nevojshme për kalimin e pronës në favor të fituesit të ankandit;

dh) Në përfundim të programit të shitjes së objektit të konfiskuar apo pjesëve takuese të tij kryen kalimin e fondeve në fondin e veçantë / e dedikuar për ndërtimet pa leje;

e) Kryen procedurën e dorëzimit të objekteve të konfiskuara tek institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar;

ë) Ushtron kontroll dhe monitorim për pasuritë e dhëna në përdorim.

Në funksion të miradministrimit apo përdorimit më të mirë të objekteve të konfiskuara, AAPSK-ja angazhon ekspertë vlerësues të licencuar apo/dhe ekspertë të jashtëm, të cilët përzgjidhen nga AAPSK-ja, sipas listës së publikuar, administruar nga Ministria e Drejtësisë. Procedurat e përzgjedhjes përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik dhe rregullohen me marrëdhenie kontraktuale.

Objekti i konfiskuar, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor, merret nga AAPSK-ja, brenda afatit 30-ditor, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse për konfiskimin e tij.

Të gjitha aktet dhe vendimet publikohen në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të AAPSK-së.

Në rast mospërputhjeje të dokumentacionit tekniko-ligjor, të përcjellë pranë AAPSK-së, kjo e fundit i drejtohet Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për rishikimin këtij dokumentacioni dhe përputhjen e tij me gjendjen faktike të objektit.

IKMT-ja, në përputhje me kompetencat, vlerëson konstatimet dhe ia përcjell KKTU-së për vendimmarrje.

Përjashtimisht, për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, për të cilat gjatë vlerësimit nga grupi i punës konstatohet se janë përfunduar punimet e ndërtimit në strukturë dhe posedohen/përdoren nga palët e treta/porositës/përfitues të njësive individuale me kontratë të hartuar përpara noterit me investitorin/subjektin zhvillues, legalizohen dhe regjistrohen sipas ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

AAPSK-ja, për këtë kategori objektesh, i kërkon ASHK-së vijimin e procedurave të legalizimit, sipas legjislacionit përkatës.”.

Neni 5

Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 12

Grupi i punës

Grupi i punës, i ngritur pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), bën vlerësimin e objekteve të konfiskuara dhe është përgjegjës për:

a) vlerësimin dhe miratimin e proceseve të zhvillimit, përfshirë detajimin e përcaktimin e masave /detyrave/ të drejtave, të cilat synojnë zbutjen e pasojave të krijuara nga konfiskimi për interes publik i objekteve të ndërtuara pa leje, me qëllim fitimi, në përputhje me parashikimet e ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe akteve nënligjore, në zbatim të tij;

b) konstatimin e pjesës takuese të pronarit të truallit, sipas kontratës noteriale, me qëllim zhvillimin e ligjshëm të pronës, kontratë e cila është e regjistruar në regjistrat përkatës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit;

c) konstatimin proporcionalisht të detyrimit financiar të paguar nga personat e tretë, në favor të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues nëpërmjet sistemit bankar, nëse bazohet në një kontratë të hartuar përpara noterit dhe të regjistruar në regjistrat përkatës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit;

ç) përcaktimin e mënyrës së administrimit, shfrytëzimit të objekteve të konfiskuara apo pjesëve takuese të tyre.

Grupi punës përbëhet nga numër tek anëtarësh, të përcaktuar me urdhër të brendshëm të titullarit të AAPSK-së.

Grupi punës ka këto detyra:

a) Merr të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, agjencia përgjegjëse për zhvillimin e territorit, agjencia përgjegjëse për planifikimin e territorit, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Dhoma Kombëtare e Noterisë, Ministria e Drejtësisë, çdo dokumentacion financiar justifikues nga palë të treta, bankat e nivelit të dytë, të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë, apo çdo institucion tjetër publik në vend, si dhe akseson të dhënat në Regjistrin e Objekteve të Konfiskuara;

b) Vlerëson, rast pas rasti, gjendjen e objekteve të konfiskuara dhe i propozon, nëpërmjet titullarit të institucionit, kalimin në përgjegjësi administrimi, përdorim të përkohshëm, dhënie me qira apo në pronësi të objektit të konfiskuar, në favor të institucioneve publike apo të enteve publike përkatëse;

c) Vlerëson masat për përfundimin/përshtatjen e objekteve të konfiskuara, sipas parashikimeve në proceset e zhvillimit;

ç) Propozon formën e zhvillimit, e cila përmbush më mirë interesin publik / social;

d) I propozon titullarit mënyrën dhe masën e përdorimit të fondeve nga fondi i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje;

dh) AAPSK-ja ka të drejtë të marrë shërbime nga ekspertë të fushës, sipas listës së publikuar të tyre, me qëllim vlerësimin financiar e teknik të gjendjes së objekteve të konfiskuara, pagesat e të cilëve mbulohen nga fondi i veçantë/i dedikuar për ndërtimet pa leje. Raporti i paraqitur nga eksperti përbën bazë vlerësimi për grupin e punës;

e) Publikon në faqen zyrtare të AAPSK-së informacionin për gjendjen juridike të pasurisë “truall”, mbi të cilin është ngritur objekti i konfiskuar, në rastet kur rezulton se nuk ka pronar të identifikuar;

ë) Kryen edhe detyra të tjera, që i ngarkohen në zbatim të këtij ligji dhe akteve nënligjore nga titullari i institucionit.

Rregulla më të detajuara për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të grupit të punës përcaktohen me rregullore të brendshme të institucionit, të miratuar nga titullari, rast pas rasti.”.

Neni 6

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 13

Agjencia e Zhvillimit të Territorit

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), pas vendimmarrjes së KKTU-së për konfiskimin e objektit pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit:

a) shqyrton aplikimet përkatëse, me qëllim lëshimin e lejeve të ndërtimit, sipas projektit të zbatuar dhe sipas destinacionit të ri;

b) propozon për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit rregulloren e veçantë, sipas përcaktimeve të nenit 27, të këtij ligji.

Për rastet, procedura e të cilave ka filluar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, AZHT-ja vijon me procedurat e shqyrtimit të aplikimit për pajisjen e subjektit direkt me lejen e ndërtimit, si dhe certifikatën e përdorimit. Në këto raste, vendimmarrja shoqërohet me rregullore të veçantë.”.

Neni 7

Në nenin 14 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

Shkronja “a”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) regjistron vendimin e organit përgjegjës (KKTU) për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje/në tejkalim të lejes, në seksionin e shënimeve të veçanta të kartelës së pasurisë, mbi të cilën ngrihet objekti i konfiskuar. Në pamundësi të përcaktimit të pasurisë, mbi të cilën ngrihet objekti i konfiskuar, kryen regjistrimin e vendimit të konfiskimit në regjistrin e posaçëm të lejeve të ndërtimit;”.

Shkronja “b”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) siguron, që të reflektojë në certifikatën e pronësisë pronësinë e shtetit mbi objektin e konfiskuar, sipas pjesëve takuese përkatëse, pasi të jetë lëshuar certifikata e përdorimit (në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit) dhe përgjegjësinë e administrimit për AAPSK-në.”.

Shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 2, shfuqizohen.

Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Në përfundim të regjistrimit të kryer nga strukturat përgjegjëse të ASHK-së, AAPSK-ja regjistrohet si organ administrues i pasurisë, në pronësi të Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 8

Nenet 15 dhe 16 shfuqizohen.

Neni 9

Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 17

“Mënyrat e administrimit të zhvillimit të objekteve të konfiskuara”

Administrimi i objekteve të konfiskuara është një proces i integruar zhvillimi, i cili realizohet nëpërmjet:

a) zhvillimit të objekteve të konfiskuara, të ndërtuara në truall shtet;

b) zhvillimit të objekteve të konfiskuara, të ndërtuara në truall privat;

c) shitjes së objekteve të konfiskuara;

ç) zhvillimit të objekteve me investim të papërfunduar;

d) formave të tjera të administrimit të objekteve të përfunduara, sipas përcaktimeve të Kodit Civil.”.

Destinimi i objekteve të përfunduara, me status “konfiskuar”, sipas përcaktimeve të këtij ligji, kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 21, të këtij ligji bazuar në propozimin e AAPSK-së.”.

Neni 10

Neni 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 18

Zhvillimi i objekteve të konfiskuara në truall shtet

AAPSK-ja merr, regjistron, inventarizon dhe ruan objektet e konfiskuara deri në momentin e zbatimit të një prej formave të zhvillimit.

Institucioni/enti publik, me kërkesë të arsyetuar, i kërkon AAPSK-së kalimin në përdorim/përgjegjësi administrimi apo pronësi të objektit të konfiskuar ose pjesë të tij, me qëllim përdorimin e tyre.

Marrëdhëniet më të tretët rregullohen sipas nenit 24, të këtij ligji.

Me qëllim përfundimin e punimeve/përshtatjen e objektit të konfiskuar, AAPSK-ja, për këto objekte në pronësi apo në administrim të saj, mbështetet në fondin e veçantë/e dedikuar për ndërtime pa leje ose në buxhetin e shtetit të miratuar.”.

Neni 11

Neni 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 19

Zhvillimi i objekteve të konfiskuara, të ngritura në truall privat

AAPSK-ja merr, regjistron, inventarizon dhe ruan objektet e konfiskuara deri në momentin e zbatimit të një prej formave të zhvillimit.

Pas marrjes në dorëzim të objektit dhe pas njohjes me nevojat/kërkesat e institucioneve apo enteve publike, interesave të pronarëve të truallit dhe personave të tretë, AAPSK-ja vlerëson:

a) destinacionin e objektit/objekteve apo pjesëve takuese të konfiskuara;

b) masën e shprehur në përqindje të pjesëve takuese, që rrjedhin nga marrëdhënia ligjore me pronarët e truallit, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe parashikimeve të kontratës së lidhur me subjektin zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, përpara konstatimit të paligjshmërisë në zhvillim, vetëm mbi pjesën e ndërtuar sipas lejes së ndërtimit;

c) masën e detyrimit financiar që njihet për personat e tretë, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Në rastet kur nuk ka marrëveshje me pronarët e truallit, procedohet me shpronësim, për sa i përket të gjithë objektit të ndërtuar pa leje, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.”.

Neni 12

Pas nenit 19 shtohet neni 19/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 19/1

Zhvillimi i objekteve me investim të papërfunduar

Bazuar në raportin e ekspertit të kontraktuar, grupi i punës realizon detyrat e mëposhtme:

a) Kryen vlerësimin e përshtatjes së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane, financiare e procedurale të realizimit të përshtatjes;

b) Propozon formën e zhvillimit më të përshtatshëm në rastin konkret, si dhe harton masat përkatëse për zhvillim, të cilat i propozohen për miratim titullarit të institucionit, i cili më pas ia paraqet ministrit përgjegjës për konfiskimet, në rast shitjeje.

Për zhvillimin e objekteve me investim të papërfunduar, sipas raportit të ekspertit të licencuar, AAPSK-ja vlerëson kostot për përfundimin e punimeve për:

a) kryerjen e punimeve totale për përfundimin e objektit, me qëllim vënien e tij në funksion;

b) kryerjen e punimeve për përfundimin e tyre në lidhje me ambientet e përbashkëta;

c) kryerjen e punimeve për përfundimin e ambienteve, të cilat i përkasin pronësisë shtet.

Për çdo objekt, rast pas rasti, duhet të merret parasysh që:

në varësi të objektit të konfiskuar nga 2-10%, shpenzimet për përfundimin e punimeve të pakryera në objekt kryhen nga subjekti zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, sipas angazhimit të marrë prej tij në fazën fillestare të ndërtimit të objektit. Nëse ai nuk i kryen ato, atëherë procedohet me bllokimin e llogarive bankare dhe pasuritë e tij për të mbuluar shpenzimet;

në rastin kur objekti i konfiskuar, në tejkalim të lejes së ndërtimit të mbi 10% të punimeve të kryera pa leje nga ana e ekspertit të licencuar, të kontraktuar nga AAPSK-ja, përcaktohet vlera e nevojshme për kryerje të punimeve për sa u përket ambienteve të përbashkëta që duhen realizuar për përfundimin e objektit;

iii. vlera e nxjerrë nga eksperti i njoftohet subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues për kryerje pagese. Në rast moskryerjeje të pagesës nga ana e tij, merren masa për bllokimin e llogarive bankare apo aseteve të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e punimeve.

Me marrjen e objektit dhe administrimin e tij nga AAPSK-ja, kjo e fundit merr masat për regjistrimin përkatës pranë ASHK-së.

Në rastet e objekteve, të cilat kalojnë në pronësi/përdorim apo përgjegjësi administrimi, institucioni përfitues realizon procedurat për investimin përkatës.”.

Neni 13

Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 20

Shitja ose dhënia në përdorim e objekteve të konfiskuara

AAPSK-ja, në funksion të miradministrimit të objekteve të konfiskuara apo në përmbushjen më të lartë të interesit publik, mund të propozojë shitjen e objekteve të konfiskuara, përmes rregullave të ankandit publik, ose dhënien e tyre në përdorim te të tretët, sipas një prej mënyrave të parashikuara në Kodin Civil dhe në legjislacionin në fuqi.

Shitja e objekteve të konfiskuara kryhet nëpërmjet ankandit publik dhe realizohet në zbatim të kuadrit ligjor për ankandin publik. Procedurat e kryerjes së ankandit publik bazohen në parimet e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi për ankandin e pronave publike. Përjashtimisht, nga parashikimet e kuadrit ligjor për ankandin publik, në asnjë rast nuk lejohet ofrimi i shitjes me një çmim më të ulët se vlera fillestare e ankandit publik.

Shitja e objekteve të konfiskuara kryhet nga AAPSK-ja, nëpërmjet strukturës përgjegjëse për shitjen e pronës publike.

Brenda 10 ditëve nga marrja e vendimit të ministrit përgjegjës për konfiskimet, për miratimin e shitjes së objekteve të konfiskuara, AAPSK-ja kryen njoftimet publike, me qëllim zhvillimin e ankandit.

Lidhja e kontratës nga AAPSK-ja, në përfundim të procedurës së shitjes së objekteve të konfiskuara, kryhet pas pagesës së çmimit të shitjes, që duhet të kryhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga konfirmimi me shkrim i njoftimit të fituesit të ankandit publik. Kontrata e shitjes lidhet vetëm pasi provohet kryerja e pagesës së çmimit nga ana e subjektit.

Fondet e përfituara nga shitja e objekteve të konfiskuara kalojnë në fondin e veçantë/e dedikuar për ndërtimet pa leje dhe përdoren nga AAPSK-ja, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për administrimin e këtyre pasurive.

Subjektet, në cilësinë e zhvilluesit/zbatuesit/mbikqyrësit/kolauduesit të pronës së konfiskuar nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurat e shitjes.”

Neni 14

Neni 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 21

Destinimi i objekteve të përfunduara

Me kërkesë të autoriteteve publike të organit përgjegjës për strehimin social apo të njësive të vetëqeverisjes vendore, ministri përgjegjës për konfiskimet miraton propozimin për administrimin/përdorimin/shfrytëzimin e objekteve të konfiskuara apo pjesëve të tyre për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik.

Kalimi i pronësisë/përdorimit apo përgjegjësisë së administrimit te këto autoritete, organe ose te njësitë e vetëqeverisjes vendore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për konfiskimet, mbi bazën e propozimit të AAPSK-së.”.

Neni 1

Në nenin 22 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Procedurat për vlerësimin e pasurisë së konfiskuar fillojnë me daljen e urdhrit nga titullari i AAPSK-së për caktimin e grupit të punës dhe caktimin e ekspertit/ekspertëve vlerësues të licencuar të pasurisë të paluajtshme, së cilët do të hartojnë raportin e vlerësimit të objektit të konfiskuar apo pjesëve të tij. Numri i ekspertëve përcaktohet në proporcion me volumin e objektit.”.

Në fjalinë e dytë, të pikës 3, të nenit 22, të këtij ligji, fjalët “… duhet të jetë jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e daljes së urdhrit për vlerësimin nga titullari …” zëvendësohen me “… përcaktohet me urdhër të brendshëm nga titullari, por jo më shumë së 90 ditë …”.

Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Procedurat e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë, si dhe realizimi, mbikëqyrja, përfundimi i punimeve të nevojshme dhe kolaudimi i tyre, referuar ndërtimeve të papërfunduara, kryhen nga autoriteti kontraktor, i cili caktohet, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave. Rregullat, procedurat përkatëse dhe dokumentacioni i nevojshëm përcaktohen gjithashtu me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 16

Neni 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 23

Pronarët e truallit

Autoritetet përgjegjëse njohin, respektojnë dhe zbatojnë të gjitha marrëdhëniet kontraktuale midis zhvilluesit dhe pronarit të truallit, me përjashtim të rastit kur pronari i truallit është edhe zhvillues/zbatues/mbikqyrës/kolaudues i objektit. Për këtë qëllim, pas procedurave të përfundimit të objektit të konfiskuar dhe regjistrimit përfundimtar të tij, si ndërtim i ri në regjistrin e pasurive të paluajtshme, AAPSK-ja miraton kalimin e pronësisë në favor të pronarëve të truallit për ato njësi që u takojnë, sipas kontratave të mëparshme me zhvilluesit.

Në kushtet e pamundësisë së identifikimit, mosmarrëveshjes midis subjekteve, të cilat pretendojnë të gëzojnë të drejtat e pronarit të truallit, apo në kushtet e pamundësisë së komunikimit me pronarët e truallit, grupi i punës merr të gjitha masat për përfundimin/përshtatjen e objektit, duke paraqitur pranë autoriteteve publike gjendjen e pamundësisë së identifikimit/ komunikimit/mosmarrëveshjeve mes pronarëve të truallit.

Me identifikimin/vënien e komunikimit/zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me pronarët e truallit zbatohen parashikimet e pikës 1, të këtij neni.

Pronarët e truallit, në rastin kur nuk janë zhvillues/zbatues/mbikqyrës/kolaudues të objektit për pjesët e tjera të objektit të konfiskuar, që nuk u përkasin personave të tretë, kanë të drejtën të marrin pjesë në procedurat e shitjes, sipas kushteve të parashikuara në këtë ligj.”.

Neni 17

Neni 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 24

Personat e tretë

Autoritetet përgjegjëse njohin dhe respektojnë të gjitha marrëdhëniet kontraktuale midis zhvilluesit/zbatuesit/mbikëqyrësit/kolauduesit dhe personave të tretë, nëse bazohet në një kontratë të hartuar përpara noterit dhe të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përpara konstatimit të paligjshmërisë së objektit të konfiskuar. Për këtë qëllim, pas procedurave të përfundimit të objektit të konfiskuar dhe regjistrimit përfundimtar të tij, si ndërtim i ri në regjistrin e pasurive të paluajtshme, AAPSK-ja miraton kalimin e pronësisë në favor të personave të tretë për ato njësi që u takojnë, sipas kontratave të mëparshme me zhvilluesit.

Përjashtimisht, në zbatim të propozimeve të grupit të punës, AAPSK-ja mund t’i paguajë palës së tretë, në rast se ka vullnet të palëve, sipas një marrëveshjeje të veçantë, modeli dhe vlera e së cilës miratohet nga ministri përgjegjës për konfiskimet, vlerën e objektit të porositur prej tij, e cila korrespondon me vlerën e punimeve të realizuara, sipas aktit të vlerësimit të kryer në momentin e konfiskimit, në zbatim të parashikimeve të këtij ligji. Nëse vlera e paguar, sipas parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, është më e madhe se vlera e përcaktuar në aktin e vlerësimit, që korrespondon me gjendjen e objektit, personi i tretë mund të kërkojë nga zhvilluesi/zbatuesi/mbikëqyrësi/kolauduesi vlerën e përfituar pa të drejtë.

Parashikimet e pikës 2, të këtij neni, zbatohen, për aq sa është e mundur, edhe për kontratat e kleringut.

Për pjesët e tjera të objektit të konfiskuar, ku nuk kanë të drejta pronarët e truallit ose të tretë të tjerë, palët e treta jo zhvillues/zbatues/mbikqyrës/kolaudues kanë të drejtën të marrin pjesë në procedurat e shitjes, sipas kushteve të parashikuara në këtë ligj.”

Neni 18

Neni 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 26

Fondi i veçantë/ i dedikuar për ndërtimet pa leje

Për të siguruar përmirësimin/zhvillimin/përshtatjen e objekteve të konfiskuara dhe për të shlyer financiarish të tretët, sipas përcaktimeve të nenit 24, të këtij ligji, dhe shpenzimet e tjera të lidhura me administrimin e procesit të vlerësimit, krijohet “fondi i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje”, në formën e një fondi financiar publik, që mbështet politikën kombëtare të zhvillimit të kontrolluar të territorit, të mbështetjes së shpronësimeve/kompensimeve financiare, si dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga ndërtimet pa leje, të konfiskuara për qëllime të strehimit social apo interes tjetër publik.

Shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit përballohen nga fondi i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje, i përcaktuar në pikën 1, të këtij neni.

Burimet e financimit të fondit të veçantë/të dedikuar për ndërtimet pa leje të konfiskuara janë:

a) të ardhurat e krijuara nga shitja e objekteve të konfiskuara apo pjesëve takuese të objekteve të konfiskuara ose me qira;

b) financime vendase apo të huaja për këtë qëllim, të cilat burojnë në mënyrë të ligjshme nga organizata publike, private ose persona fizikë;

c) buxheti i shtetit.

Fondi i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje përbën zë më vete në buxhetin e AAPSK-së dhe administrohet me miratim të ministrit përgjegjës për konfiskimet. Të ardhurat nga fondi i veçantë / i dedikuar për ndërtimet pa leje, në kuptim të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 3, të këtij neni, të arkëtuara gjatë një viti, të cilat nuk përdoren deri në fund të periudhës, transferohen në vitin buxhetor pasardhës të AAPSK-së.

Të ardhurat nga administrimi i objekteve të konfiskuara derdhen në llogari pranë bankave të nivelit të dytë dhe përdoren vetëm në funksion të këtyre tipologji objektesh.

Fonde, të cilat janë akumuluar para hyrjes në fuqi të këtij akti, i kalojnë në administrim AAPSK-së, si pjesë përbërëse e fondit të veçantë / të dedikuar për ndërtimet pa leje, në vijim të administrimit të objekteve të konfiskuara.”.

Neni 19

Neni 27 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 27

Lejet e ndërtimit dhe certifikata e përdorimit

Pas vendimmarrjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për konfiskimin, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, pas aplikimit në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit e-leje nga ana e organit përgjegjës të administrimit të objekteve të konfiskuara, sipas përcaktimeve të këtij ligji, merr masat që të reflektohen ndryshimet sipas projektit të zbatuar dhe destinacionit të ri të objektit, sipas përcaktimeve të mëposhtme:

a) Në rast se objekti i konfiskuar është përfunduar plotësisht dhe nuk ka nevojë për punime të mëtejshme, organi përgjegjës i administrimit të objektit të konfiskuar, mund të aplikojë pranë AZHT-së direkt për certifikatë përdorimi. Në këto raste, pjesë e dokumentacionit të nevojshëm për certifikatë përdorimi duhet të jetë relacioni i detajuar nga një subjekt fizik apo juridik, i licencuar për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve të zbatimit në ndërtim, ku krahas deklarimit të zbatimit të kushteve teknike, sipas legjislacionit në fuqi, deklaron se punimet janë përfunduar plotësisht dhe objekti është gati për t’u shfrytëzuar. Rregullat, procedurat përkatëse dhe dokumentacioni i nevojshëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

b) Në rast se objekti i konfiskuar është i papërfunduar dhe ka nevojë për punime shtesë, organi përgjegjës i administrimit të objektit të konfiskuar, mund të aplikojë për ndryshimin e lejes së ndërtimit pranë sekretariatit teknik të KKTU-së. KKTU-ja merr vendimin mbi ndryshimin e lejes së ndërtimit, sipas projektit të ri të propozuar dhe vetëm në rast miratimi, sekretariati teknik i KKTU-së mund të vijojë me lëshimin e dokumentit të ri të lejes së ndërtimit. Kur kushtet urbane të projektit të ri nuk përputhen me sa parashikon PPV-ja në fuqi, KKTU-ja, bashkë me vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit, miraton edhe rregulloren e veçantë dhe sekretariati teknik i KKTU-së vijon me lëshimin e dokumentit të lejes së ndërtimit. Rregullat, procedurat përkatëse dhe dokumentacioni i nevojshëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

AAPSK-ja është e përjashtuar nga tarifat e aplikimit për t’u pajisur me leje ndërtimi / certifikatë përdorimi pranë AZHT-së.”.

Neni 20

Neni 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 28

Procedura për leje ndërtimi

Brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit të konfiskimit, AAPSK-ja depoziton njëherazi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) kërkesën për leje ndërtimi në sistemin elektronik e-leje, të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Vendimin e konfiskimit;

b) Projektin e zbatimit;

c) Licencat profesionale të projektuesve;

ç) Deklaratat e përgjegjësisë profesionale të projektuesve.

Për miratimin e lejeve të ndërtimit për objektet e konfiskuara zbatohen procedura të përshpejtuara, që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Leja e ndërtimit e miratuar i përcillet menjëherë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për regjistrim.”.

Neni 21

Neni 29 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 29

Aplikimi për certifikatë përdorimi

Organi përgjegjës për administrimin e objekteve të konfiskuara, sipas përcaktimeve të këtij ligji, aplikon, pa pagesë nëpërmjet sistemit e-leje për miratimin dhe lëshimin e certifikatës së përdorimit, në përputhje me lejen e ndërtimit të ndryshuar.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e sekretariatit teknik të KKTU-së, shqyrton kërkesën dhe lëshon certifikatën e përdorimit.

Rregullat dhe procedurat përkatëse për lëshimin e certifikatës së përdorimit për objektet e konfiskuara përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, pas paraqitjes së kërkesës për regjistrimin e certifikatës së përdorimit dhe dokumentacionit shoqërues nga autoritetet publike përgjegjëse, kryen regjistrimin e tyre në regjistrat kadastralë, në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin për kadastrën, si dhe në zbatim të parashikimeve të këtij ligji.”.

Neni 22

Neni 30 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 30

Përjashtime fiskale

AAPSK-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e pasurisë së konfiskuar si ndërtim pa leje, sipas kompetencave që i jep ky ligj, përjashtohet nga të gjitha tarifat e aplikimit për leje ndërtimi dhe certifikatat e përdorimit, si dhe nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për marrjen e lejeve të ndërtimit, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore, në zbatim të tij.

Vlera e policës së sigurimit i ngarkohet përfituesit /pronarit fundor, i cili do të ketë të drejta mbi objektin, bazuar në rezultatin e formës së përcaktuar për administrim/zhvillim.”.

Neni 23

Pas nenit 30 shtohen nenet 30/1 dhe 30/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 30/1

Dispozita kalimtare

Të gjitha dosjet, materialet dhe dokumentacioni i administruar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, njësia e zbatimit dhe Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, si dhe fondi i konfiskimit i akumuluar nga momenti i zbatimit të ligjit nr.66/2023, i kalojnë AAPSK-së, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti.

Subjekteve poseduese, të cilat deklarojnë me vullnetin e tyre objektet e ndërtuara pa leje pranë organit kompetent (AZHT), brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’u njihet e drejta e parablerjes dhe do të kenë mundësi t’i nënshtrohen procedurave përkatëse.”.

Neni 30/2

Objektet e konfiskuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të drejtat e lindura

Objektet e konfiskuara, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji trajtohen nga AAPSK-ja, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë ligj.

Kur subjektet përkatëse kanë të drejta parablerjeje mbi këto objekte, sipas ligjit të kohës, AAPSK-ja i respekton këto të drejta, duke zbatuar procedurat administrative, të parashikuara në këtë ligj. AAPSK-ja kryen të gjitha procedurat, sipas parashikimeve të këtij ligji, dhe, pas regjistrimit të objektit ose të sipërfaqes së konfiskuar, njofton subjektet që, sipas ligjit të kohës, kanë të drejtën e parablerjes për mundësinë e ushtrimit të kësaj të drejte. Rregullat, procedurat përkatëse dhe dokumentacioni i nevojshëm për zbatimin e këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për të gjitha objektet, për të cilat, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka përfunduar procedura e ushtrimit të së drejtës së parablerjes nga subjekti zhvillues, nëpërmjet lidhjes së marrëveshjes përkatëse me ministrinë përgjegjëse, përfituesi i së drejtës së parablerjes mund të vijojë me aplikimin pranë sekretariatit teknik të KKTU-së për pajisjen me leje ndërtimi apo certifikatë përdorimi.”.

Neni 24

Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikës 4, të nenit 22, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 27, të pikës 2, të nenit 28, të pikës 3, të nenit 29, dhe të pikës 2, të nenit 30/2.

Neni 25

Shfuqizime

Aktet nënligjore, që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, shfuqizohen.

Neni 26

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

The post Projektligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ja si do të funksionojë appeared first on Fast News Economy.

Rama reagon për zjarrin në Krujë: Vetëm një magazinë e shkrumbuar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj situatës alarmante të krijuar me zjarrin në Krujë. Ai informoi se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”.

Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se “në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese”.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, teksa ndau edhe një mesazh të një banori të Krujës.

“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa të mëdha në Krujë! Po punojnë si heronj. Zoti ia shpërbleftë… por era po e përhap me shumë shpejtësi. Në është e mundur për përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri””, tha Rama.

Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë gjatë gjithë natës të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së dhe autoambulanca.

The post Rama reagon për zjarrin në Krujë: Vetëm një magazinë e shkrumbuar appeared first on Fast News Economy.

Rritja ekonomike është një lajm i mirë për familjet shqiptare dhe bizneset, por a po rritet edhe jeta e tyre ekonomike?
Nga Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës studimore ALTAX

Ekonomia u rrit me 3.7% dhe po synohet një rritje 4%. Këtë tregues është normale ta shohim si një shenjë pozitive të biznesit dhe pastaj edhe punës së institucioneve.Një ekonomi që ecën përpara krijon më shumë mundësi për të gjithë.

Megjithatë, vetë ritmi i rritjes nuk duhet parë si një qëllim në vetvete. Në ekonomi, rëndësi ka jo vetëm sa rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto, por edhe burimi i kësaj rritjeje dhe aftësia e saj për të krijuar zhvillim afatgjatë. Një ekonomi mund të rritet për shkak të konsumit, turizmit apo ndërtimit, por nëse nuk forcohen prodhimi, eksportet, teknologjia, inovacioni dhe kapitali njerëzor, ritmi i rritjes bëhet më i vështirë për t’u ruajtur në kohë.

Por një përqindje e rritjes ekonomike nuk mjafton për të treguar të gjithë historinë.

Rritja ekonomike është vetëm një nga treguesit e performancës së një vendi. Ajo duhet parë së bashku me produktivitetin, nivelin e investimeve private, cilësinë e vendeve të punës, fuqinë blerëse të qytetarëve, pabarazinë ekonomike, aftësinë konkurruese të bizneseve dhe besimin që kanë investitorët tek institucionet. Vetëm kombinimi i këtyre elementeve krijon një panoramë reale të zhvillimit.

Krahasimi me vendet e rajonit ka vlerë, sepse na tregon ku ndodhemi në garën ekonomike.

Por nuk duhet të harrojmë, se një vend që nis nga një nivel më i ulët mund të rritet më shpejt, por pa arritur domosdoshmërisht standardin e atyre që janë përpara.

Kjo është arsyeja pse ekonomistët nuk fokusohen vetëm tek ritmi i rritjes, por edhe tek niveli nga ku nis një ekonomi. Dy vende mund të kenë të njëjtën normë rritjeje, por qytetarët e tyre mund të kenë nivele krejt të ndryshme të të ardhurave, të kursimeve, të konsumit dhe të mirëqenies. Për këtë arsye, krahasimi duhet të shoqërohet gjithmonë me tregues që matin konvergjencën reale drejt standardeve europiane.

Për familjen shqiptare pak interes (përtej krenarisë kombëtare) ka nëse u rritëm pak më shumë se disa nga fqinjët e “rrugicës ballkanike” apo “të lagjes europiane”.

Krenaria për performancën e vendit është legjitime dhe pozitive. Megjithatë, ekonomia matet në fund të ditës me ndikimin që ka në jetën e qytetarëve. Familjet nuk ndërtojnë buxhetin mbi statistika, por mbi të ardhurat që marrin, çmimet që paguajnë dhe mundësitë që kanë për të planifikuar të ardhmen. Pikërisht aty matet suksesi i politikave ekonomike.

Për ta dhe të gjithë njerëzit që punojnë dhe jetojnë nga puna ka interes nëse ndihet kjo rritje në vlerën e pagës mujore, nëse ka më shumë siguri dhe perspektivë ekonomike për të ardhmen, nëse gjen më lehtë një i ri një punë që i jep mundësi të ndërtojë jetën këtu.

Po aq e rëndësishme është edhe cilësia e vendeve të punës. Një ekonomi zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme kur krijon punësim me paga që rriten falë produktivitetit, jo vetëm për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Nëse të rinjtë vazhdojnë të shohin emigrimin si alternativën më të mirë për zhvillimin e tyre profesional, atëherë rritja ekonomike nuk po arrin të krijojë besimin që i nevojitet shoqërisë.

Për kapitalin dhe bizneset interes ka nëse po krijojmë më shumë prodhim, dije dhe teknologji, apo thjesht po mbështetemi te disa sektorë që sjellin të ardhura të shpejta?

Biznesi ka nevojë për një ekonomi që shpërblen investimin afatgjatë, inovacionin dhe rritjen e produktivitetit. Kapitali nuk kërkon vetëm stabilitet makroekonomik; ai kërkon siguri juridike, konkurrencë të ndershme, administratë profesionale, infrastrukturë moderne dhe një fuqi punëtore të kualifikuar. Pa këto elemente, investimet me vlerë të shtuar mbeten të kufizuara dhe ekonomia vazhdon të mbështetet tek sektorë që gjenerojnë rritje më të shpejtë, por jo domosdoshmërisht zhvillim të qëndrueshëm.

Ja pra, që ekonomia nuk është vetëm një tabelë me shifra.

Ajo është një histori njerëzish, mundësish dhe zgjedhjesh. Pas çdo investimi qëndron një sipërmarrës që merr përsipër rrezik. Pas çdo vendi pune qëndron një familje që ndërton jetën mbi atë të ardhur. Pas çdo kompanie që eksporton qëndrojnë vite investimesh, përvoje dhe përpjekjesh.

Pas çdo pikë përqindjeje janë familje, biznese, të rinj dhe njerëz që presin që zhvillimi të ndihet në jetën e tyre.

Kjo është arsyeja pse debati mbi ekonominë nuk duhet të kufizohet tek shifrat e tremujorëve apo të viteve. Ai duhet të përqendrohet tek pyetja nëse po ndërtojmë një ekonomi më rezistente ndaj krizave, më inovative, më produktive dhe më gjithëpërfshirëse.

Prandaj, krahasimi me rajonin duhet të na shërbejë jo për të thënë “jemi më mirë se të tjerët”, por se sa shpejt po afrohemi me vendet ku duam të arrijmë?

Objektivi strategjik i Shqipërisë nuk është të fitojë garën statistikore me vendet e Ballkanit Perëndimor, por të zvogëlojë hendekun ekonomik me Bashkimin Europian. Kjo është matja që ka rëndësi për qytetarët, investitorët dhe brezat e ardhshëm.

Pa dyshim, që rritja është e nevojshme.

Pa rritje ekonomike nuk mund të ketë më shumë të ardhura, më shumë investime dhe më shumë mundësi zhvillimi. Por historia ekonomike e shumë vendeve tregon se jo çdo rritje prodhon automatikisht mirëqenie. Cilësia e saj është po aq e rëndësishme sa edhe ritmi.

Por që të quhet zhvillim, ajo duhet të kthehet në mirëqenie, mundësi dhe besim për të ardhmen.

Besimi është kapitali më i rëndësishëm i një ekonomie. Kur qytetarët dhe bizneset besojnë tek institucionet, tek drejtësia, tek rregullat e lojës dhe tek perspektiva e vendit, ata investojnë më shumë, konsumojnë me më shumë siguri dhe planifikojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Qeveria duhet të ndryshojë mentalitetin se merita e rritjes ekonomike i takon vetëm asaj.

Në çdo ekonomi moderne, qeveritë krijojnë politikat, por ekonominë e ndërtojnë sipërmarrësit, punëtorët, fermerët, profesionistët, eksportuesit dhe investitorët. Ata janë aktorët që marrin vendime çdo ditë, rrezikojnë kapitalin e tyre dhe krijojnë vlerën e shtuar që më pas reflektohet në statistikat kombëtare.

Në një ekonomi tregu, rritja ndërtohet çdo ditë nga sipërmarrësit që investojnë, nga bizneset që marrin përsipër rrezikun, nga punonjësit që krijojnë vlerë dhe nga qytetarët që konsumojnë e paguajnë taksa.

Është pikërisht kjo energji e sektorit privat që e mban ekonominë në lëvizje edhe në periudha pasigurie. Për këtë arsye, politika ekonomike duhet të synojë ta mbështesë dhe jo ta zëvendësojë atë.

Roli i qeverive nuk është të përvetësojnë rezultatet, por të krijojnë kushtet që ekonomia të zhvillohet me institucione funksionale, drejtësi ekonomike, konkurrencë të ndershme, administratë efikase, arsim cilësor dhe politika që nxisin produktivitetin e jo vetëm konsumin.

Kur këto kushte mungojnë, biznesi përshtatet, por paguan një kosto më të lartë. Kjo kosto përkthehet në investime më të pakta, rritje më të ulët të produktivitetit dhe humbje të konkurrueshmërisë.

Nëse rritja ekonomike është meritë e qeverisë, atëherë me të njëjtën logjikë edhe problemet që vazhdojnë prej vitesh janë përgjegjësi e saj (produktiviteti i ulët, emigrimi i të rinjve, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, pabarazitë rajonale, kostot e larta për biznesin, informaliteti, vështirësitë në aksesin në financim dhe vonesat në realizimin e shumë reformave të premtuara).

Po kështu, nuk mund të flitet për sukses të plotë ekonomik pa adresuar sfidat që vazhdojnë të pengojnë zhvillimin. Rritja e qëndrueshme kërkon reforma që prodhojnë rezultate të prekshme, jo vetëm tregues pozitivë në afat të shkurtër.

Rritja ekonomike është një sukses që duhet përshëndetur.

Por, ajo nuk duhet të prezantohet si një trofe politik.

Ajo duhet parë si një arritje kolektive e shoqërisë shqiptare, ku kontributin kryesor e japin bizneset, punonjësit dhe qytetarët. Detyra e qeverisë është ta mbrojë këtë energji, ta fuqizojë atë dhe të krijojë kushtet që rritja e sotme të shndërrohet në zhvillim të qëndrueshëm nesër. Vetëm atëherë statistikat ekonomike marrin kuptim të plotë, sepse pasqyrojnë jo vetëm një ekonomi që rritet, por një shoqëri që përparon.

The post Rritja ekonomike është një lajm i mirë për familjet shqiptare dhe bizneset, por a po rritet edhe jeta e tyre ekonomike? appeared first on Fast News Economy.

Rritje 3.7% në tremujorin e parë për ekonominë. Ndikon administrata, bujqësia dhe industria në krizë
Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje pozitive prej 3.7% në tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave.  Sipas INSTAT, rritja kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë është mbështetur fuqishëm nga sektori publik, i cili ka marrë rolin e motorit kryesor për zgjerimin ekonomik të vendit, teksa ekonomia e private dhe sektorët kryesorë, bujqësia dhe industria, pësuan rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, aktiviteti që përfshin administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në tremujorin e parë 2026, duke siguruar 1.68 pikë përqindje të rritjes totale, që përkthehet në gati gjysmën e gjithë performancës ekonomike për këtë tremujor.

Në terma të vlerës së shtuar, ky grup aktivitetesh shënoi një rritje të ndjeshme prej 13.93%, duke lënë pas sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Pas administratës, një kontribut të qëndrueshëm kanë dhënë edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme që kontribuoi me më shumë se 0.5 pikë % të rritjes totale në janar-mars 2026. Të dhënat tregojnë se, shërbimet profesionale dhe administrative, si dhe sektori i ndërtimit, të cilët kanë ndihmuar në balancimin e treguesve ekonomikë.

Nga ana tjetër, bizneset në sektorët prodhues dhe të burimeve natyrore po përjetojnë një periudhë vështirësie. Grupi i industrisë, energjisë dhe ujit ka shënuar një rënie prej 2.17%, duke vijuar të jetë një nga frenuesit kryesorë të rritjes ekonomike.

Gjithashtu, bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë regjistruar një tkurrje të lehtë prej 0.49%, ndërsa aktivitete të lidhura me artin, argëtimin dhe shërbimet e tjera kanë pësuar rënien më të theksuar. Industria dhe bujqësia e ndikuan negativisht rritjen ekonomike në këtë fllimvit me -0.8 pikë përqindje.

The post Rritje 3.7% në tremujorin e parë për ekonominë. Ndikon administrata, bujqësia dhe industria në krizë appeared first on Fast News Economy.

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se këto projekte “do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota”.

Postimi i plotë:

Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme.

Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota.

The post Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen appeared first on Fast News Economy.

Njihuni me 10 gjuhët më të vjetra në botë
Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara. Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në vërësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme. Edhe sot, gjuhët zhduken dhe rishfaqen, në forma të reja dhe të ndryshme. Por cilat janë gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot?

Gjuha baske

Gjuha Baske ose Euskara siç njihet nga folësit e saj, është vërtetë një gjuhë e mahnitshme dhe unike në Evropë. Ajo flitet sot në rajonin Bask në Spanjë nga rreth 750.000 folës amtarë dhe rreth 1.185.000 folës të tjerë, që nuk e kanë gjuhën e tyre të origjinës.

Rajoni Bask është shtëpia e popullit bask, një zonë që shtrihet midis kufirit mes Spanjës dhe Francës, e përqendruar rreth Gjirit të Biskajës. Gjuha baske nuk ka asnjë lidhje me gjuhët fqinje. Një teori interesante, e lidh baskishten me gjuhët e maleve të Kaukazit, siç janë gjuha çeçene dhe ajo gjeorgjiane, që janë gjithashtu unike.

Gjuhët kartveliane

Banorët autoktonë të rajonit të Maleve të Kaukazit Jugor, gjuhët kartveliane janë padyshim ndër më të vjetrat në botë, dhe që fliten ende. Këtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve që jetonin këtu, lejoi zhvillimin e pashqetësuar të shoqërive unike, që më vonë do të sundonin rajonin. Gjuha gjeorgjiane, ka formën e saj më të hershme të shkruar që daton në vitin 430 Pas Krishtit. Por vetë gjuha, është sigurisht shumë më e vjetër. Kjo familje gjuhësore, nuk është e lidhur me asnjë tjetër në botë, dhe ka rreth 5.2 milionë folës në të gjithë botën.

Gjuha tamile

Gjuha tamile është një pjesë e gjuhëve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik Tamil, që banon në pjesën më jugore të nënkontinentit Indian. Ajo është gjithashtu një nga gjuhët më të vjetra në botë që fliten ende sot. Në shtetin indian Nadu, gjuha tamile është gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnjë lidhje “gjenetike” me gjuhën dominuese hindu në Indi. Ajo flitet nga rreth 75 milionë tamile, të shpërndarë në të gjithë botën. Forma e saj më e hershme e shkruar, daton në vitin 300 Para Krishtit.

Lexo edhe: “Egla Glow Up”, si një filozofi e estetikës natyrale u kthye në një nga emrat më të besuar të microblading në Shqipëri!

Gjuhët paleo-siberiane

Ato u përkasin fiseve të largëta të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Rusi. Këtu përfshihen gjuhët ket, çukotko-kamçatkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjetër, ato përbëhen nga shumë forma dhe dialekte rajonale. Është e sigurtë, që këto gjuhë i paraprijnë gjuhëve që janë sot dominuese në Siberinë e sotme, si gjuhët ruse, tunguze dhe turke. Këto fise nomade, nuk zhvilluan kurrë një sistem të shkruar të gjuhëve të tyre.

Gjuha ainu

Është gjuha e komunitetit etnik Ainu në Japoninë Veriore, dhe që i papaprin popullit modern japonez, që u vendos në këto ishujt. Ainu është një gjuhë e izoluar, pa asnjë lidhje me japonishten. Ekzistojnë disa lidhje të vogla të saj me gjuhët paleo-siberiane. Njerëzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre janë sot të rrezikuar, teksa shfaqin tipare të dallueshme gjenetike dhe kulturore në krahasim me japonezët.

Gjuha arabe

I përket grupit të gjuhëve semite, dhe është ndër më të vjetrat ende në përdorim. Disa mbishkrime në arabisht, datojnë që nga viti 125 Pas Krishtit. Është një shembull i shkëlqyer se

si një gjuha e një kombi të fuqishëm pushtues, mund të vendoset në një zonë të gjerë, dhe të mbijetojë për shekuj në formën e saj origjinale.

Gjuha aramaike

Kjo gjuhë mburret me afro 3.100 vjet histori të shkruar. Ajo ishte në fillim gjuha e fisit aramean, që u përhap në rajonet e Levantit, Sirisë dhe Mesopotamisë në Lindjen e Mesme, dhe që kishte krijuar një mbretëri që rreth vitit 1000 Para Krishtit. Edhe në kohërat antike, ajo u përdor si një gjuhë mbretërore në disa nga oborret më të vjetra të botës.

Gjuha kineze

Gjuha kineze është shumë e vjetër, dhe një ndër më uniket në botë. Ajo është shumë komplekse – si në të shkruar, ashtu edhe në të folur – dhe sistemi i saj i shkrimit mund të përbëhet deri në 100 mijë simbole të ndryshme. Forma më e hershme e shkruar e kinezçes, daton që nga viti 1250 Para Krishtit.

Gjuha perse

Persishtja, e njohur edhe si farsi, është një gjuhë shumë e vjetër indo-evropiane, që i përket nënndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milionë njerëz në të gjithë botën. Është e gjurmuar në formë të shkruar që në shekullin VI Para Krishtit, por historia e saj është më e vjetër. Persishtja e vjetër, ishte gjuha e Perandorisë Akamenidiane, e cila ekzistoi gjatë viteve 550-330 Para Krishtit, dhe më vonë edhe në Perandorinë Sasaniane. Shkrimi më i vjetër daton nga sundimi i Darit I.

Gjuha gaelike irlandeze

Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje.

AO, Business Mag

The post Njihuni me 10 gjuhët më të vjetra në botë appeared first on Fast News Economy.

Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas
Është hapur plotësisht për qarkullimin segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, një ndër akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara rrugore në vend.

Në inspektimin e punimeve ishin prezent Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.

Ministri Karakaçi, gjatë inspektimit, theksoi rëndësinë strategjike të këtij aksi. “Jemi në autostradën Tiranë–Durrës, që është rruga automobilistike më e ngarkuar në Shqipëri. Ky segment është bashkimi i tre fazave, me rreth 7 kilometra të kontraktuara. Aktualisht ndodhemi në kilometrat e para që fillojnë nga Casa Italia dhe përfundojnë në kilometrin e 6, tek dalja për në Rinas.

Duhet të theksojmë se këtu janë përfunduar dy fazat e para, ndërkohë që kemi të kontraktuar edhe fazën e tretë, e cila nis nga mbikalimi i Rinasit dhe vijon deri te mbikalimi i Laknasit.” – u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa u ndal edhe te ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e qarkullimit: “Do të hapim edhe pjesë të tjera të rrugës, pasi mbikalimi i Rinasit krijon një ‘hinkë’ që kufizon lëvizjen e automjeteve. Ai është i kontraktuar për t’u demontuar dhe projekti parashikon ndërtimin e hyrje-daljeve dhe rampave të reja për aeroportin.”

Segmenti i përfunduar tashmë është me 4 (katër) korsi dhe është realizuar me teknologji të re asfaltimi, e përdorur për herë të parë në vend, duke përmirësuar ndjeshëm standardin dhe sigurinë rrugore.

Nga ana e tij, Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, u shpreh se së shpejti do të nisë zbatimi i kontratës për gjelbërimin, që do t’i ndryshojë pamjen autostradës. Kozeli shtoi gjithashtu se punimet vijojnë në fazat e tjera të projektit: “Ndërkohë jemi në fazë punimesh në fazën B, që përfshin nyjën e Laknasit, mbikalimin e Rinasit dhe zgjerimin e nënkalimit.”

Duke folur për vijimin e investimit, Ministri Karakaçi bëri të ditur përshpejtimin e procedurave për zgjerimin e mëtejshëm të aksit. “Kemi parashikuar vijimin e Tiranë–Durrësit për vitin 2027, por pas diskutimeve do ta afrojmë në vitin 2026, në mënyrë që menjëherë të vijojmë pas kilometrit të 7-të me segmentet pasuese. Kjo është një rrugë prioritare, pasi lidh portin e Durrësit me pjesën tjetër të vendit dhe ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e trafikut, veçanërisht për hyrjet nga veriu drejt Tiranës, duke u lidhur me aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit.” – u shpreh ministri Karakaçi.

Në fokus të qeverisë është edhe avancimi i projekteve të tjera madhore infrastrukturore në kuadër të Korridorit Blu. “Segmenti Kashar–Lekaj është në fazë përfundimtare të oponencës teknike dhe dokumentacionit, në mënyrë që të nisë zbatimi nga kontraktori. Ndërsa Milot–Balldren është në fazat përmbyllëse të procedurës dhe shumë shpejt, brenda dy-tre javësh, pritet shpallja e fituesit.”, – theksoi ministri, teksa theksoi rëndësinë e këtij të fundit për zonat veriore dhe turizmin:“Është një rrugë që ndikon në lehtësimin e trafikut për qytetet e veriut, kryesisht Shkodrën dhe Lezhën, si dhe gjatë sezonit veror kontribuon në zhbllokimin e qarkullimit në të gjithë bregdetin Adriatik.”

Hapja e këtij segmenti dhe avancimi i projekteve të tjera konfirmojnë vijimin e investimeve në modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së transportit në vend.

The post Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas appeared first on Fast News Economy.

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa
Qytetarët dhe bizneset kanë afat edhe sot për të paguar taksën e ndërtesës. Duke filluar që nesër, do të aplikohen gjobat dhe kamatvonesat.

Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli është afati i fundit për pagesën e këstit të parë (ku paguhet 50% e vlerës), të taksës së pasurisë së paluajtshme.

Në të kundërt pas këtij afati bizneset penalizohet do të penalizohen me kamatëvonesa dhe gjoba.

Afatet për pagesën e detyrimit të taksës së ndërtesës për pronat me qëllim tregtar ka mbetur I pandryshuar. Pra brenda datës 20 Prill paguhet 50% e vlerës, ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.

Ndërsa për tarifat dhe taksat që kanë bizneset afati për pagesën nuk është me 20 Prilli, por është brenda 31 Maji. Ndryshimet u miratuan në muajin korrik 2025 me vendim të Këshillit Bashkiak.

Më herët Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore kujtoi se në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore u kërkoi bizneseve dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.

Kjo përbënte një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.

Procedura për vetëdeklarimin e të dhënave të përditësuara mbeti e njëjtë, përmes formularit të vetëdeklarimit që tashmë u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”.

Plotësimi i këtij formulari mundësoi përditësimin e të dhënave reale, me qëllim shmangien e pasaktësive në llogaritjen e detyrimeve vendore.

The post Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa appeared first on Fast News Economy.

Rritja e çmimit të naftës “mbush” buxhetin e shtetit, rreth 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars
Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, buxheti i është gëzuar një rritjeje më të lartë të të ardhurave, si nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), ashtu dhe nga akciza.

Të dhënat zyrtare të doganave bënë të ditur se importet totale të naftës në muajin mars ishin 53.6 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës në blerje, (çka bëri që çmimi në tregun e pakicës të arrijë në mesatarisht 200 lekë/litër në mars, nga 175 lekë në shkurt, me rritje 14.5%), të ardhurat nga TVSH në doganë janë zgjeruar me ritme shumë më të shpejta. Në mars, të ardhurat nga TVSH mbi naftën, që mblidhen në doganë arritën në 1.93 miliardë lekë, me një rritje prej 22.%, ose 359 milionë lekë më shumë. Duke e zhveshur nga efekti i rritjes së importeve prej 2.8%, të ardhurat shtesë vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve në mars ishin rreth 320 milionë lekë, ose rreth 3.3 milionë euro.

Kjo është e ardhura shtesë vetëm nga TVSh e mbledhur në doganë, që llogaritet mbi çmimin e blerjes plus taksa (akciza 39.4 lekë dhe taksa e qarkullimit 27 lekë/litër). Më pas, sipas operatorëve, këtij çmimi i shtohen shpenzimet e operimit dhe fitim, që janë minimalisht 5 lekë/litër tek shumica dhe 18 lekë te pakica, mbi të cilat llogaritet dhe TVSH-ja. Si rrjedhojë, në çmimin final, vlerës së mbledhur në doganë i shtohet dhe rreth 30%, pra shuma e paguar TVSh shtesë vetëm nga rritja e çmimit në mars ishte rreth 4.3 milionë euro.

TVSH është një taksë mbi konsumin që përfshihet në çmimin final të produkteve dhe shërbimeve dhe, ndonëse mblidhet e derdhet në shtet nga prodhuesi ose tregtuesi, në fund i kalohet konsumatorit përmes çmimit që ai paguan.

Sipas të dhënave nga Bordi i Transparencës, bazuar në formulën e llogaritjes së çmimit, kur treguesi Platts, që është referenca e blerjes së naftës në vend, arriti në 1410 dollarëve/ton, TVSH e paguar vetëm në doganë ishte rreth 34 lekë për litër, për një çmim final prej rreth 220 lekë për litër (kufiri ku fillon të llogaritet akciza e reduktuar).

Për krahasim, në fund të shkurtit, përpara fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, kur Platts ishte 770 dollarë për ton, TVSH e paguar në doganë ishte 25 lekë/litër, ose 9 lekë për litër më pak. Pra, për një shtesë çmimi prej 45 lekë/litër, vetëm TVSh e paguar shtesë ishte 9 lekë.

TVSH e marrë shtesë kompenson tërësisht uljen e akcizës me 20%

Krahas TVSH-së, buxheti i shtetit ka arkëtuar më shumë dhe nga akciza. Nga janari, akciza u indeksua me inflacionin, duke u rritur me 1.5%, për të arritur në 39.4 lekë pa TVSH, ose 0.6 lekë më shumë. Kjo bëri që në janar, të ardhurat nga akciza të rriten me 1.51%, ndonëse importet ranë me 4.6%, ndërsa në shkurt tkurrja ishte më e ulët se rënia e importeve. Në mars, të ardhurat nga akciza u rritën më 8.76%, me ritme më të larta sesa importet (shiko tabelën).

Qeveria ndërkohë miratoi vendimin që nëse çmimi i naftës kalon mbi 220 lekë, akciza ulet me 20%, më një kursim prej 9.4 lekë (përfshirë dhe TVSH-në). Por ky vendim u zbatua vetëm për 5 ditë, ndonëse vetëm nga TVSH e marrë shtesë nga çmimi, buxheti do të kompensonte tërësisht ketë ulje.

Nga njëra anë, qeveria ka zgjedhur të mos mbajë asnjë kosto, duke përfituar nga rritja e të ardhurave. Nga ana tjetër, këto të ardhura që i ka marrë shtesë nga përdoruesit e automjeteve, të paktën deri tani nuk ka preferuar që tua kthejë mbrapsht taksapaguesve në një formë apo tjetrën. Vetëm një ditë më parë, qeveria u detyrua që të premtojë kompensim 50 lekë për litër për transportin publik, pasi operatorët reduktuan ndjeshëm numrin e autobusëve në qarkullim, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e qytetarëve.

Konsumatorët paguan 11 mln euro më shumë

Ndryshe nga buxheti i shtetit që ka arkëtuar më shumë të ardhura në mars, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, xhepat e konsumatorëve janë rënduar. Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak./Monitor

The post Rritja e çmimit të naftës “mbush” buxhetin e shtetit, rreth 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars appeared first on Fast News Economy.

Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin, importi i karburantit arrin në nivele rekord
Pavarësisht bllokimit të Hormuzit që solli çmimeve të kripura për karburantet, Shqipëria importoi muajin e shkuar naftë më shumë se kurrë ndonjëherë. Në mars u blenë nga jashtë plotë 26 mijë e 903 tonë karburant, gati 5 mijë tonë më tepër se një vit më parë.

Referuar shifrave, importet e marsin ishin më të larta edhe se janari e shkurti, kur lufta nuk kishte nisur ende dhe çmimi ishte ende në nivelet e 173-175 lekë për litër naftë.

Marrë që nga fillimi i vet, importet e karburanteve kapën nivelin e gati 159 mijë tonëve, 311 tonë më tepër se janar-marsin 2025.

Kjo në një kohë që pas operacionit amerikano-izraelit në Iran më 28 shkurt, çmimet e naftës në vend u rritën ndjeshëm gjatë marsit.

Importi i karburanteve ka shkuar në linjë me shtimin e automjeteve në qarkullim. Vetëm në tre muajt e parë të vitit u sollën nga jashtë mbi 22 mijë automjete, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Kjo në një kohë që numri i automjeteve që lëvizin në rrugët e vendit po arrin në 1.1 milionë.

Të dhënat tregojnë se 87 për qind e makinave që u regjistruan për herë të parë në janar–mars ishin me naftë, benzinë apo gaz, çmimi i të cilave u shtrenjtua ndjeshëm në mars./A2 CNN

The post Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin, importi i karburantit arrin në nivele rekord appeared first on Fast News Economy.