• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rëndohet bilanci/ Shkon në 26 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë pacientja nga Tirana

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rëndohet bilanci/ Shkon në 26 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë pacientja nga Tirana
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ka shkuar në 26 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se një 64-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte shtruar aty dhe ndodhej prej dy javësh në intubim.

Ndërsa, ashtu siç komunikoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga salla e Kuvendit, rastet e reja janë janë 24, ku Shkodra ka numrin më të madh me 12 persona.

NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE SHENDETESISE

Silva Bino

Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me infeksionin Sars Cov2 dhe sëmundjen COVID-19.

Dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.

Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            241 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          83 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë              7 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        9 rast

-Mallakastër     1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Pas

“Asnjë vend s’ka bërë më shumë se ne” flet Rama: Po mos ishin marrë masa do kishim 2800 të vdekur

Para

Rama bën deklaratën që nuk pritej: Ja çfarë do të ndodhë javët në vijim

Para
Rama bën deklaratën që nuk pritej: Ja çfarë do të ndodhë javët në vijim

Rama bën deklaratën që nuk pritej: Ja çfarë do të ndodhë javët në vijim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar