Nga Jona Barjaba, PhD, Lektore e Ekonomisë
Pandemia e COVID-19 po krijon vështirësi në ekonomitë e vendeve të ndryshme, përfshirë ekonominë e Shqipërisë. Ekspertët e ekonomisë dhe politikave ekonomike parashikojnë se kjo emergjencë e shëndetit pritet të ristrukturojë shoqërinë, të shkaktojë një recesion ekonomik dhe potencialisht të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes. Emergjenca aktuale, ashtusi ngjarjet emëparshme dhe kriza financiare e vitit 2008, do të kërkojë marrjen e masave shtesë për të lehtësuar punëtorët, qeveritë dhe bizneset.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha rajonete tjera të botës qeveritë kanë imponuar masa të rrepta për të kufizuar lëvizjen. Miliarda njerëz në mbarë botën janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe shumica e bizneseve janë mbyllur. Ndërkohë në aspektin ekonomik, qeveritë kanë filluar të hartojnë programet e rimëkëmbjes ekonomikee financiare. Në këtë konteskt, është e rëndësishme që politikat e masat që do të ndërmerren të përfshijnë edhe remitancat dhe sipërmarrjet transnacionale të migrantëve.Të dyja këto veprimtari ekonomike, të cilat kanë potencialetë ndjeshme në zhvillimin ekonomik e shoqëror, parashikohet të goditen prej pandemisë.
Remitancat janë globalisht një burim financiar për zhvillimin ekonomik të vendeve dërguese. Mbylljet e kufijve po pengojnë fluksin e miliardave dollarëve të remitancave globalisht, në një kohë kur ekonomitë kanë më shumë nevojë për to. Si shumë vende të tjera, edhe Shqipëria pritet të pësojë një ulje të nivelit të remitancave që emigrantët tanë do të nisin drejt vendit tonë, ulje e cila ka ndodhur edhe gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, vendet e prekura rëndë nga pandemia, si Italia, Greqia dhe Gjermania, janë vendet kryesorepritëse për një numër të madh migrantësh shqiptarë. Kjo rrethanë e vendos Shqipërinë në një pozicion kritik ndaj përballjes me COVID-19.
Ndër vite, qindra-mijëra emigrantë shqiptarë, përmes remitancave, kanë ndihmuar e vijojnë të ndihmojnë familjet e tyre për të mbijetuar, rritur konsumin dhe plotësuar disa shërbime jetësore bazike. Shqipëria është një vend me një varësi të lartë nga dërgesat e migrantëve.Në vitin 2007, remitancat arritën në 937 milion euro, ndërsa në vitin 2018 përbënin rreth 10 përqind të PBB-së. Pas krizës financiare që ndikoi rëndë në ekonomitë e Bashkimit Evropian pati një rënie të madhe të dërgesave. Pandemia aktuale pritet të ketë një ndikim negativ në nivelin e remitancave dhe i njëjti trend mund të pritet edhe pas pandemisë.
Por, remitancat nuk janë kontributi i vetëm i emigrantëve shqiptarë. Pas shumë vitesh të dërgimit të remitancave,aktualisht, nxitur edhe nga politikat e kujdesshme shtetërore për migracionin, mund të flasim për një mirëmenaxhim të tyre. Vitet e fundit, po kalohet nga përdorimi i remitancave për konsum, në përdorimin e tyre si burim investimi e zhvillimi. Si në mjaft vende të tjera, sipërmarrjet e migrantëve, përfshirë ato transnacionale, po e rrisin ndikimine tyre në ekonominë shqiptare. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë kanë filluar të shtrijnë bizneset edhe në vendet e tjera, çka u mundëson të jenë të lidhurekonomikisht në disa vende. Shumica e këtyre sipërmarrësve operojnë me biznese të vogla dhe të mesme, por një pjesë kanë krijuar edhe ndërmarrje më të mëdha.
Vëmendja për sipërmarrjet transnacionale të migrantëve shqiptarë është e rëndësishme për shkak të potencialit të tyrenë rritje për të kontribuarnë zhvillimin e vendit. Për shkak të “tranzicionit të dyfishtë” të migrantëve shqiptarë, për sa i përket migrimit dhe kalimit nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë, dhe më saktësisht mungesëssë përvojës së sipërmarrjes në atdhe gjatë regjimit komunist, mund të mendohej se shqiptarët do të ishin në pozitë jo të favorshmepërzotërimine sipërmarrjeve. Por zhvillimet provuan të kundërtën. Shqiptarët kanë arritur të identifikojnë mundësi të ndryshme sipërmarrëse dhe vitet e funditpo përfshihengjithnjë e më shumë në një gamë më të gjerë të veprimtarive sipërmarrëse. Si pasojë e masave parandaluese të marra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të kontrolluar pandeminë, bizneset transnacionale të migrantëve janë ndër grupet e sipërmarrjeve që do të preken nga këto masa.
Në vijim të investimeve agresive dhe politikave favorizuese që ka nisur të zbatojë Qeveria përtë rikthyer ekonominë në normalitet, ekspertëtduhet të sugjerojnënisma për të fuqizuar remitancat si burim zhvillimi dhe për të mbështetur sipërmarrjet transnacionale të migrantëve shqiptarë. Migrantët sipërmarrës janë aktorë të mundshëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve të origjinës.