Vazhdojnë përpjekjet e banorëve të godinës pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” të shpëtojnë banesën e tyre.
Ata janë përlesur disa herë me policinë pasi nuk kanë lejuar punonjësit e Inspektoratit Kambëtar të Mbrojtjes së Territorit ta prishin atë.
Disa prej banorëve kanë ndezur edhe vatra zjarri brenda rrethimit të godinës duke bërë që të ndërhyjnë forcat zjarrfikëse.
Aty jetojn 4 familje dhe 15 persona në total. Policia ka shoqëruar disa prej banorëve apo të afërmve të tyre pasi ata tentojnë vazhdimisht që të futen brenda godinës.
Nga gjendja e rënduar, dy gra humbën ndjenjat në mes të rrugës ku ishin ulur në shenjë proteste, ndërsa një burrë u shoqërua në polici pasi denoncoi para mediave se vendimi i gjykatës është korruptiv, bazuar mbi dokumente të falsifikuara.