Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka dalë kundër qeversë.
Mësohet se Filo i ka derguar një letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut, ku kërkon refuzimin e kerkesës së kompanisë GPP për ndertimin e një TEC me gaz në afersi të qytetit të Korçës.
LETRA E PLOTË
“Ju kerkoj te mos aprovoni vleresimin e ndikimit ne mjedis pasi investitoret nuk kane paraqitur asnje garanci per nje bilanc pozitiv te ndotjes. Projekti eshte shume afer qytetit dhe ne toka te frutshme bujqesore. Qendrimi kunder i Bashkise se Korces ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korce eshte shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qendrim eshte mbeshtetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korces nga fshati Barc deri ne Zemblak.
“Ne keto kushte, ju kerkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili ne cdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundershtim me vullnetin e Bashkise se Korces”, përfundon letra e Kryetarit të Bashkisë Korçë.