Furtunë në Policinë e Shteti. Lëvizje të rëndësishme kanë ndodhur në rradhët e uniformave blu. Ditën e djeshme është shkakuar Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.
Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit, por pritet të emërohet Ferdinad Mara, i cili më herët ka drejtuar policinë e Lezhës dhe atë të Shkodrës.
Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Burime bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qenë dakord me largimin, por urdhri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.
Shkarkimet nuk mbarojnë me kaq, nga detyra është larguar edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj. Në vend të tij u emërua Artion Duka, i cili më herët mbante postin e drejtorit të policisë së Beratit.
Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Elbasan. Drejtimin e Policisë së Fierit e merr Andon Duka.
Ndërkohë, pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.