Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me skype në emisionin ‘Open’ ka treguar të rejat më të fundit nga Spitali Infektiv. Pipero deklaroi se gjendja në spitalin Infektiv paraqitet komplekse për shkak se kjo është një pandemi e panjohur.
Fjala e mjekut infeksionist:
“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar.Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”.