• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Euro nuk ka frena, tjetër rekord rritjeje brenda pak ditësh. Ja me sa u këmbye sot

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Euro nuk ka frena, tjetër rekord rritjeje brenda pak ditësh. Ja me sa u këmbye sot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.0 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).

Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.

E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.

Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situata aktuale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj.

Revista Monitor

Pas

“Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër” Sharon Stone habit me gjestin e veçantë (FOTO)

Para

Covid-19/ Mjekja shqiptare që shkoi në Itali: Jam caktuar në zonën më të prekur, mezi po pres që të filloj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar