Në fundjavë qeveria rishikoi buxhetin e këtij viti, për të siguruar një pjesë të fondeve që i duhen për të zbatuar planin financiar me 7 pika për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Rreth 120 milionë dollarë janë siguruar tashmë nëpërmjet rialokimit të zërave, anulimit dhe pezullimit të katër koncensioneve, rritjes së deficitit buxhetor dhe nivelit të borxhit, fonde këto të nevojshme për katër nga pikat e planit A të qeverisë. Bëhet fjalë për 25 milionë dollarë për Ministrinë e Shëndetësisë për pajisje dhe materiale mjekësore; 65 milionë dollarë për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël; 20 milionë dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 10 milionë dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për urgjenca.
Përveç këtyre masave, qeveria ka planifikuar edhe 100 milionë dollarë garanci sovrane për kompanitë në vështirësi financiare për të marrë kredi për të paguar punonjësit, si dhe ka falur kamatëvonesat e debitorëve të energjisë elektrike me vlerë rreth 150 milionë dollarë. Dy zërat e fundit konsiderohen shpenzime jo të zbritshme ose e thënë ndryshe, që nuk kërkojnë mbështetje direkte buxhetore.
Por sa i ndihmon ky plan i qeverisë kategoritë më të prekura nga situata e krijuar nga koronavirusi dhe sa i amortizon efektet negative në ekonominë e përbashkët?
Ekspertët bashkohen në rëndësinë që i është dhënë në këtë plan sektorit të shëndetësisë. “Po të shikosh paketat e detajuara që kanë bërë edhe vendet e tjera, si Italia dhe Franca ato kanë 3 drejtime kryesore: fonde për shëndetësinë, trajtimin e problemeve sociale, ku përfshihen pagat dhe ndihmat sociale, me qëllim që të mos bllokohet kursimi, si dhe krijimi i likuiditetit masiv, që po sigurohet nga bankat qendrore dhe qeveria për kreditim. Edhe paketa e qeverisë shqiptare reflekton këto drejtime. Mirë do të ishte që për sa i përket mbrojtjes sociale, të ishte në cash ose në formë bonuse. Gjithsesi, duhet detajuar si plan financiar”, shprehet për Porta Vendore Adrian Civici, ekspert për ekonominë.
A garantohet mbrojtje sociale me këtë paketë?
Qeveria ende nuk e ka detajuar planin financiar, për të përcaktuar se kush do të përfitojë dhe si do të bëhet shpërndarja e financimeve të planifikuara. Sipas Pano Sokos, ekspert për ekonominë, e vetmja pikë që do të shkojë si mbështetje për më të prekurit nga kriza e koronavirusit (shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël) është akordimi i 65 milionë dollarëve për këtë kategori. Por edhe këtu, dihet vetëm çfarë deklaroi kryeministri të enjten, pasi detajet mungojnë ende, edhe pse kanë kaluar disa ditë tashmë.
“Deklarata për akordimin e 6.5 miliardë lekëve (65 milionë dollarë), nuk do t’ju çojë lekët atyre bizneseve të vogla apo familjeve në nevojë. Sot që flasim, nuk kemi asnjë mekanizëm, asnjë protokoll sesi do të bëhet shpërndarja e këtyre 6.5 miliardë lekëve, kur ndërkohë dita e pagave dhe pagesave po vjen dhe nuk janë identifikuar ende përfituesit”, shprehet Soko për Porta Vendore.
Kritike për paketën financiare të qeverisë është edhe ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ekspertja e ekonomisë argumenton se në të gjithë këtë plan A vetëm 65 milionë dollarë janë destinuar për ata që kanë më shumë nevojë dhe kjo është e pamjaftueshme. “Ndihma është vetëm 65 milionë euro. Në paketën sociale përfshihen mbi 85 mijë familje në nevojë dhe pensionistët. Është e pamjaftueshme për t’i rikthyer besimin ekonomisë”, shprehet Tabaku.
A do të marrin paga punonjësit e izoluar në shtëpi?
Të varfrit, pensionistët dhe biznesi i vogël nuk janë të vetmit që kërcënohen nga kriza ekonomike që rrezikon të shoqërojë pandeminë e koronavirusit. Janë me mijëra ata që sot janë izoluar në shtëpi, të punësuar në biznese që janë mbyllur, në kuadër të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19. Ata nuk e kanë të sigurt nëse do të marrin pagën në fund të muajit dhe në muajt e ardhshëm, nëse pandemia do të zgjasë.
Në planin e qeverisë nuk është parashikuar mbështetje direkte për këtë kategori, por vetëm një skemë për të ndihmuar sipërmarrjet në vështirësi për sigurimin e kredive për të paguar punonjësit nëpërmjet garancisë sovrane me vlerë 100 milionë dollarë. Kriteret se kush do të klasifikohet si biznes në vështirësi do të përcaktohen nga qeveria (ende nuk kanë dalë).
Pra, në thelb, skema nënkupton që p.sh një biznes me 80 punëtorë, nëse nuk ka mundësi ti paguajë ata, të marrë kredi me garancinë e qeverisë pa qenë e nevojshme të vendosë kolateral, me normë interesi të ulët. Por që në të gjitha rastet, mbetet një borxh që biznesi duhet të marrë. Natyrshëm lind pyetja, çfarë ndodh me ata punonjës, ku bizneset nuk do të pranojnë të marrin kredi?
“Mekanizmi nuk siguron mbulim të demit, thjesht ofron një rrugë alternative për të lehtësuar deri diku tejkalimin e dëmeve”, shprehet Pano Soko. Eksperti i ekonomisë i trembet edhe abuzimeve me këtë skemë të qeverisë dhe tregon rrugën sesi kjo mund të ndodhë.
“Garancia sovrane në vetvete është një mekanizëm që duhet trajtuar me kujdes. E para, për të mos qenë pjesë e skemave abuzive, aq shumë të përdorura në ditët e sotme, ku bizneset marrin lekët dhe më pas, shpallin falimentin. Dhe tjetra, që paratë të shkojnë vërtet për mbulimin e ngërçit në pagesë pagash, për shkak të situatës dhe mos përfitohen nga biznese që nuk kanë vërtet nevojë lidhur me situatën. Nga ana tjetër, qeveria duhet jo thjesht të garantojë kolateralin, por të ushtrojë presion te bankat, që interesi i ngarkuar për kreditë e marra të jetë njësoj, si për kreditë pa risk, pasi në këtë rast risku tek bankat është zero”, shprehet Soko.
“Garancia sovrane 100 milionë dollarë është për biznesin e mesëm dhe të madh, që është i përfshirë në sistemin e kredisë. Kjo skemë krijon një mundësi, pavarësisht se do të përdoret apo jo”, shpjegon Adrian Civici, ekspert për ekonominë.
Nuk pezullohen taksat dhe tarifat vendore
Në planin financiar A të situatës me koronavirusin qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesën e komunitetit të biznesit për pezullim të pagesave të taksave dhe tarifave vendore. Kjo në një kohë kur qepenat janë të ulur dhe shumë biznese janë mbyllur. Rrjedhimisht, nuk përfitojnë shërbime dhe as gjenerojnë të ardhura.
“Mosmarrja parasysh e vendosjes së lehtësirave fiskale në paketën e ofruar, tregon që situata e buxheteve, qoftë qendrore apo vendore pritet të jetë më keq sesa do ta lejonte situata. Megjithatë, është moralisht e papranueshme që bashkitë të mos njohin këtë situatë dhe të vazhdojnë të kërkojnë taksa dhe për periudhat, kur bizneset kanë qenë të mbyllura. Kjo është e papranueshme”, shprehet eksperti Pano Soko për Porta Vendore.
I të njëjtit mendimi është edhe Adrian Civici, i cili shpreson që së shpejti, të ketë një paketë B nga qeveria, ku të përfshihen edhe lehtësitë fiskale, përfshi pezullimin e pagesave për taksat dhe tarifat vendore. “Duhet pritur paketa B, e cila nuk duhet të vonojë më shumë se java e ardhshme”, shprehet Civici.
Të gjitha shoqatat e biznesit i kanë dorëzuar zyrtarisht tashmë prej ditësh kërkesat e tyre qeverisë, të cilat konsistojnë kryesisht në shtyrjen e afatit të dorëzimit të dokumentacionit dhe në shtyrjen e pagesës së taksave dhe tatimeve ndaj pushtetit qendror dhe atij vendor.
Por qeveria ka marrë parasysh vetëm shtyrjen e dorëzimit të bilanceve deri më 1 qershor nga 31 marsi që ishte afati fillestar, si dhe riskedulimin e tatim-fitimit në gjysmën e dytë të vitit./Portavendore.al