Epidemiologu Alban Ylli, i ftuar në “Opinion” është shprehur se kulmi i pandemisë së koronavirusit pritet që të jetë nga fundi i majit.
Megjithatë epidemologu shprehet se masat e marra janë drastike dhe në Shqipëri mund të shihet edhe një skenar i ngjashëm me Kinën, që tashmë ka izoluar të gjithë të prekurit.
“Shumica e të identifikuarve me covid-19 vijnë nga Italia. Ne jemi duke parë atë që ka ndodhur para një javë. Në 8 mars kemi kapur rastin e parë. Ka skenarë të ndryshëm për kohëzgjatjen. Sipas parashikimit dhe përvojës time pritet që të zgjasë deri në fund të majit por shumë e vështirë. Do ketë të pakën 3 muaj qarkullim intensiv. Jemi me fat që kemi marrë masat. Janë aq drastike sa mund të shohim në Shqipëri skenarin e Kinës,” tha epidemologu.