Shteti ka rënë “pre” e grupeve të strukturave kriminale, që po e përdorin për të certifikuar vjedhjen e pronave publike dhe private. Ka qenë një qytetar i identifikuar si Arben Myzeqari, i cili ka bërë kallëzim penal për Ardit Bido, Kosta Bajraba dhe Xhevair Çeloaliaj.
Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arshivës Qendrore të Shteti, sipas demnoncuesit pranon dokumente pronësie të falsifikuara, në bashkëpunim me Drejtorin e Institutit të Policisë Shkencore dhe me Akademikun Bajraba.
Sipas qytetarit, Bido, me veprimet dhe mosveprimet e tij, i ka hapur rrugë një abuzimi shumë të rëndë, duke pranuar pranë institucionit që ai drejton, Arkivës Qendrore të Shtetit, dokumente, të cilat jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë dhe rëndësi kombëtare, por ato janë tërësisht të manipuluara nga pikëpamja e të dhënave.
Bido me bindje të plotë, për falsifikimet por, duke shpërdoruar detyrën e tij shtetërore, kërkon të “ndihmojë” ata që përfitojnë nga ky arkivim i dokumentit të falsifikuar në AQSH.
Ja dokumentat dhe qëndrimi i Akademikes Floresha Dado:
Mafia përdor edhe institucionet shtetërore për të certifikuar tjetërsimin e pronave
Avokat Kujtim Cakrani
Në Shqipërinë e tranzicionit, problemi më i pazgjidhur i demokracisë është marrja e pronës së patundur nga pronarët e vërtetë. Qeveritarët, duke shpërdoruar pushtetin dhe detyrën e tyre, në bashkëpunim me Mafien kanë tjetërsuar pronat, qoftë ato me ish pronarë, qoftë edhe pronat e shtetit, duke falsifikuar dokumentet, paskëtaj, këto dokumente të falsifikuara i kanë arshivuar në institucionet shtetërore, sikurse Kadastra, në Arshivën Qëndrore të Shtetit, që , paskëtaj, tjetërsimin e pronave nëpërmjet falsifikimit të dokumentacioneve ta ligjësonin në gjykata, apo në institucionet e dhënies të titujve të pronësisë.
Skandali i Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arshivës së Shtetit
Me vendimin e Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arshivës së Shtetit, një Akt Pronësie i vitit 1921, i falsifikuar është depozituar në arshivën e Arkivit Qendror të Shtetit, sipas vendimit të firmosur nga Ardit Bido, datë 25 janar 2019 me numër protokolli 877/2. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido, e firmos shkresën e pranimit të një dokumenti pronësie të falsifikuar, i ndërgjegjshëm që është i falsifikuar. Motivet pse e pranon, Ardit Bido duhet t’i japë në gjyq përpara drejtësisë.
Ja dokumenti i falsifikuar i pranuar në Arkivën Qendrore të Shtetit
Një dokument fotokopje “Vërtetim Zotnimi” i vitit 1921, për pronësi toke në katundin Shkozë të Fierit, pranohet në Arkivin Qendror të Shtetit në vitin 2019 nga drejtori i Përgjithshëm i AQSH, Ardit Bido.
Pyetja e parë është: Pse drejtori i Përgjithshëm i AQSH Ardit Bido e pranon një dokument të fotokopjuar për çështje pronësie në AQSH në 2019? A ka vlerë historike kombëtare një dokument pronësie i një personi, që sipas ligjit, të pranohet në AQSH? Jo! Shumë – shumë ky dokument pronësie mund të arkivohet në kadastër, ose institucionet shtetërore që merren me pronësinë.
Së dyti, Ardit Bido, meqë ka edhe gradën “Doktor i Shkencave” (nuk pretendoj se edhe këtë gradë mund ta ketë plagjiaturë) besoj e di shumë mirë, që në AQSH nuk mund të pranohen dokumente të fotokopjuara. Prandaj, Dr. Ardit Bido duhet të përgjigjet përpara institucioneve të qeverisë përse shpërdoron detyrën dhe pranon dokumente të fotokopjuara në AQSH.
Së treti, Ardit Bido, meqë pretendon se ka edhe gradën “Doktor i Shkencave, duhet ta dijë, që në vitin 1921, ku referohet ky dokument pronësie i arkivuar në AQSH, Fieri nuk ishte prefekturë, siç shkruhet në fotokopjen e dokumentit përkatës, të arkivuar në AQSH, por ka qënë nënprefekturë. Ky fakt, që shkruhet në dokumentin e fotokopjuar, duhet të diktohej nga Dr. Ardit Bido dhe ta kuptonte që dokumenti i pronësisë, i fotokopjuar, është i falsifikuar. Sepse, ne shqiptarët duhet ta kemi të vështirë që një drejtor i Përgjithshëm i Arshivës Qendrore të Shtetit, sikurse Dr. Ardit Bido, të mos dijë kaq histori, që Fieri në 1921 nuk ka qenë prefekturë, por nënprefekturë e Prefekturës së Beratit!!!
-Nëse kjo mosnjohje e historisë do të ishte një lajthitje çasti nga Dr. Ardit Bido, sa të mos e dijë këtë fakt historik, ne shqiptarët duhet të habitemi si ka mundësi që persona që nuk dinë kaq histori, sa të kenë njohuri fillestare të Historisë se cilët ishin prefekturat e Shqipërisë në 1921, paskëtaj të kenë intelekt shkencore sa të marrin gradat shkencore në Histori!
-Nëse ka institucione shtetërore që të verifikojnë gradat shkencore që japin në Shqipëri, urgjentisht, të rikalojnë edhe një herë në provim Doktoraturën e Ardit Bidos.
-Nëse, Dr, Ardit Bido, e njeh historinë, e di shumë mirë, që Fieri në 1921 ka qenë nënprefekturë dhe jo prefekturë siç shkruhet ne Akt – Pronësie, atëherë, përse e pranoi dokumentin e falsifikuar? E joshën ata që kishin interesa të marrjes së pronës me dokumente të falsifikuara? Apo, ndonjë tjetër me pozitë shtetërore më të lartë, e urdhëroi? Këto pyetje duhet t’i japë drejtësisë Ardit Bido.
Së katërti, dokumenti i falsifikuar i pronësisë i vitit 1921 ka titull “ Vërtetim Zotnimi, Kadastër….”, prefektura Fier, numër rendor, ndërsa dokumenti origjinal i pronësisë i 1921 ka titull “REPUBLIKA SHQIPTARE AKT – PRONËSIE”, përveç që shkruan prefektura Berat dhe Nr. e datë akt-pronësisë së parë (vjetër). A i njeh dokumentet historikë origjinale Dr. Ardit Bido, derisa është drejtor i Përgjithshëm i AQSH? Nëse, i njeh, këto dallime të dokumenteve origjinale nga të falsifikuara, nuk i dallon dot? Pastaj, ligji “Për Arshivat” .
Ja pse abuzoi Ardit Bido, drejtor i AQSH
Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, i cili duke qenë pjesë përbërëse e Komisionit të Përhershëm të ekspertëve që sipas ligjit, 9154, datë 06 .11.2003 “Për arkivat” me veprimet dhe mosveprimet e tij, i ka hapur rrugë një abuzimi shumë të rëndë, duke pranuar pranë institucionit që ai drejton, Arkivës Qendrore të Shtetit, dokumente, të cilat jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë dhe rëndësi kombëtare, por ato janë tërësisht të manipuluara nga pikëpamja e të dhënave, duke përfshirë Fierin, që në vitin 1921, nuk ka qenë prefekturë, por ka qenë nënprefekturë e Beratit dhe i gjithë dokumentacioni, që drejtori Bido ka bërë pjesë të AQSH është i falsifikuar. Drejtori Arbit Bido, ka dijeni të plotë, që dokumentacioni është i falsifikuar, sepse si ekspert që është në fushën e Historisë duhet ta dinte, që Fieri nuk ka qenë prefekturë në vitin 1921, dhe derisa dokumenti i pranuar në AQSH e ka Fierin si Prefekturë, kjo është e qartë që dokumenti është i falsifikuar. Duke e pranuar këtë dokument e bën pjesë të fondit të AQSH, drejtori Bido me bindje të plotë, e di që është e falsifikuar, por, duke shpërdoruar detyrën e tij shtetërore, kërkon të “ndihmojë” ata që përfitojnë nga ky arkivim i dokumentit të falsifikuar në AQSH. Drejtori Bido, sipas ligjit për arkivat, i cituar më lart, nuk duhet ta pranonte këto dokumente edhe për faktin se nuk përbëjnë rëndësi historike, dhe e dyta, nuk mund të pranojë në fondin e AQSH dokumente të kopjuara dhe jo origjinalet.
Abuzimi i Akademik Kosta Barjaba, si Kryetar i Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve
Akademik Kosta Barjaba është kryetar i Komisionit shtetëror të Përhershëm të Ekspertëve dhe me këtë detyrë, në datën 6 dhjetor 2018 me numër protokolli 11756/4 ka firmosur vendimin e Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arshivave numër 4, me titull: Pranimin në AQSH të dokumenteve të dhuruara nga zonja Sara Resuli. Po të njëjtin dokument, kryetarja e KPE-së, Akademike Floresha Dado, nuk ka pranuar që të pranohen në datën 21 mars 2017 me vendimin numër 1, numër protokolli 2504/3. Akademik Kosta Barjaba, i pranon.
Pyetjet për Akademikun Kosta Barjaba
I drejtojmë pyetjen e parë Akademikut Kosta Barjaba: A ishte Fieri në 1921 Prefekturë, siç shkruan dokumenti që ju pranuat të arkivohej në AQSH? Nëse nuk e dini, që Fieri ka qenë nënprefektura e Prefekturës së Beratit në 1921, atëherë zoti Barjaba, përse e mbani titullin “Akademik?” Për të marrë shtesa në bordero? Apo për të marrë ofiqe shtetërore? Apo, e dinit, por, të tjerë ju imponuan që të nënshkruanit vendimin e pranimit të dokumentit të falsifikuar në AQSH? Kësaj pyetjeje, Akademik Barjaba duhet t’i përgjigjeni drejtësisë.
Së dyti, Akademik Kosta Barjaba, si kryetar i Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve të AQSH, e dini që nuk mund të pranohen dokumente të fotokopjuara, pa origjinalin?
Së treti, Akademik Kosta Barjaba, meqë në vendimin që ju keni firmosur si kryetar i KPE të AQSH, pse nuk e argumentoni, se në cilin nen konkret të ligjit “Për Arkivat” e pranoni dhuratën e dokumentit të pronësisë së një qytetareje? Cila është vlera historike e këtij dokumenti që të arkivohet në AQSH?
Së katërti, Akademik Kosta Barjaba, meqë jeni edhe kryetar i KPE të AQSH, nuk e dalloni dot dokumentin që ju firmosët ta arkivoni në AQSH, që nuk ka titujt që ka një dokument origjinal i vitit 1921 për pronësinë, sikurse ka titull “REPUBLIKA SHQIPTARE AKT – PRONËSIE”, por dokumenti fotokopje që ju firmosur për t’u arkivuar në AQSH ka titull “ Vërtetim Zotnimi, Kadastër….”? Atëherë, kur nuk bëni dot as këtë dallim fillestar të një dokumenti origjinal nga dokumenti i falsifikuar, përse jeni kryetar i Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve?
Abuzimi Xhevair Çeloaliaj, drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore
Xhevair Çeloaliaj, drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore në shkresën numër protokolli 3564 datë 16 maj 2018 i drejton një shkresë Drejtorisë së AQSH ku i përgjigjet shkresës së drejtorit Ardit Bido, datë 6 shkurt 2018, ku thuhet se “Nga ana jonë është kryer akti i eksperimentimit nr. 5306 datë 15 maj 2018. Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore Xhevahir Çeloaliaj, në dijeni të plotë të dokumentit që është i falsifikuar, pasi është ekspert i kriminalistikës e ka firmosur dokumentet e vërtetim zotnimi, si tapi të rregullta. Si ekspert duhet të kryente ekspertimin e dokumenteve nga pikëpamja formale, sepse edhe shkrimi është i tjetërsojshëm brenda vetë fletës nga dokumenti origjinal i nëpunësit që ka firmosur në dokumentin e falsifikuar nga origjinali,. Është detyrë e tij, që të kryente edhe ekspertizën e letrës së paraqitur si dokument i vitit 1921, kur letra është e viteve më të mëpasshme. Edhe kjo rëndon mbi drejtorin Xhevair Çeloaliaj, ekspertin, duke na dhënë të drejtën, që eksperti nuk gaboi nga ana e paaftësisë profesionale, por me vetëdije dhe bindje, firmosi si të mirëqenë dokumentin e falsifikuar.
Bashkëpunëtorë të drejtorit Çeloaliaj janë edhe Durim Çako, ekspert kriminalist, Vladimir Ikonomu, ekspert kriminalistik, si vartës, duket që e kanë stisur mirë “dëshminë” e origjinalitetit, duke e bërë dokumentin e falsifikuar si origjinal.
KALLËZIM PENAL
Kallzues : Arben Myzeqari i biri i Dhimitër dhe Marinaqi Pelarit, lindur në
Fier në datë 27.12.1964 dhe banues në Fier, lagja “Konferenca e
Pezës”, rruga “Jakov Xoxa”, pallati “Bubeqi”, ndërtesa 39, i
martuar, me arsim të lartë, cel 0694817209.
Të akuzuar : Sara Resuli e bija e Ugur dhe Faire, lindur në 18.04.1951 në
Vlorë dhe banuese në lagjen “Hajro Çakëri”, rruga “Mynyr
Xhindi” shtëpi private nr.21 Vlorë, e martuar me arsim të lartë,
ose Tiranë, rruga “Besim Imami”, nr.56.
Ardit Bido Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit Qendror Shtetëror
Tiranë.
Kosta Barjaba Akademik, anëtar i Komisionit të Përhershëm të
Ekspertëve (KPE).
Xhevair Çeloaliaj drejtues i Institutit të Policisë Shkencore.
Durim Çako ekspert kriminalist.
Vladimir Ikonomi ekspert kriminalist.
Objekti: Regjistrimi i procedimit penal dhe fillimi i hetimeve për të
akuzuarit “Grup i strukturuar kriminal” për kryerjen e veprave
penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vjedhja e
pasurisë” me pasoja të rënda, “Shpërdorimi i detyrës”, “Pastrimi i
produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.
Baza ligjore: Nenet 75/a pika b dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale,
nenet 333/a, 143, 186, 134, 248 dhe 287 të Kodit Penal.
Drejtuar : Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime
të Rënda TIRANË
Shtetasi Arben Myzeqari, me adresën e mësipërme me anë të këtij kallëzimi penal drejtuar institucionit të Prokurorisë për Krimeve e Rënda, ka si shkak, veprimet dhe mosveprimet e të akuzuarve të cilët kanë kryer veprat penale, të “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vjedhja e pasurisë” me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, për dokumentat e pronësisë të dhuruara nga shtetësja Sara Resuli dhe të pranuara nga Arkivi Qendror Shtetëror Tiranë, synojnë jo vetëm vjedhjen e pasurisë shtetërore dhe private, por dëmton të dhënat historike të arkivit në lidhje me ndarjen administrative të Shqipërisë në vitin 1921 si dhe besimi te publiku si institucion që vlerëson, administron, ruan dokumente të rregullta ligjore.
Me të drejtën e nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale, po i drejtohem me këtë kallëzim penal Prokurorisë për Krime të Rënda, si i vetmi institucion kompetent për regjistrimin dhe hetimin e këtij kallëzimi.
Me dokumentet e ashtuquajtura të “dhuruara” nga shtetësja Sara Resuli AQSH-së, kallëzuesi shtetasi Arben Myzeqari është njohur në datën 20.02.2019.
Rrethanat e faktit
Në datë 22.01.2018 shtetasi Arben Myzeqari etj, është drejtuar Prokurorisë Fier me kallëzimin penal nr.115 kundër shtetases Sara Resuli etj, të cilën i akuzon për përfitim të tokës shtetërore duke falsifikuar dokumentat ligjor dhe hartografik për disa sipërfaqe toke truall ndodhur në qytetin e Fierit.
Në datë 27.04.2018 Prokuroria Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 655 ndaj Sara Resulit etj për falsifikim të dokumenteve dhe nga hetimet është faktuar se: Prokuroria Fier pasi ka shkuar pranë Arkivit Qendror të Shtetit për të këqyrur nëse dokumentet e pronësisë së shtetases Sara Resuli gjendeshin aty dhe a ishin në formën e origjinalit?
Në datë 20.02.2019 kallëzuesi shtetasi Arben Myzeqari është njohur me dokumentet e administruar nga grupi hetimor i prokurorisë Fier, dhe rezulton se: Në muajin maj të vitit 2018 pranë Arkivit Qendror të Shtetit Tiranë, nën justifikimin e dhurimit të dokumenteve të vjetër që pasurojnë fondin Historik të këtij institucioni, janë futur dokumente të falsifikuara pronësie në emër të familjes Resuli. Po si është organizuar gjithë kjo skemë ku përfshihen disa persona të cilët ushtrojnë funksione drejtuese në institucionet më të rëndësishme të vendit?
Me vendimin nr.1, datë 21.03.2017 është vendosur që dokumentet e dhuruara Tapi e vitit 1921 me të dhëna pronësie më emër të familjes Resuli të mos pranohen pa u certifikuar nga Instituti i Policisë Shkencore.
Në datë 15.05.2018, plotë pas një viti ekspertët kriminalist Durim Çako, Vladimir Ikonomi kanë kryer aktin e ekspertimit i cili mban 5306 në lidhje me dokumentet e pronësisë të dhuruara nga shtetësja Sara Resuli, dhe sugjerojnë që këto dokumente duhet të pranohen nga AQSH
Në datë 16.05.2018 drejtori i Institutit të Policisë Shkencore Xhevair Çeloaliaj me shkresën nr.3564 prot dërgon aktin e ekspertimit në AQSH.
Me vendimin nr.4, datë 06.12.2018 të kryetarit të K.P.E Akademik Kosta Barjaba, dokumentet e dhuruara nga shtetësja Sara Resuli janë pranuar nga AQSH.
Konkluzionet e kallëzimit
Dokumentet e dhuruara nga shtetësja Sara Resuli dhe që janë arkivuar në AQSH, janë me të dhëna të rreme që jo vetëm nuk kanë rëndësi historike, por synojnë legjitimimin e vjedhjen e pasurisë shtetërore dhe private të llojit tokë truall në qytetin e Fierit. Nga forma duken edhe me sy të lirë falsifikimet, por edhe nga përmbajtja dokumentet e dhuruara nuk tregojnë të vërtetën për sa i përket ndarjes juridiko-administrative të territorit të Shqipërisë në vitin 1921. Në AQSH nuk disponohen dokumente që provojnë se në vitin 1921 Fier ka qenë Prefekturë. Përkundrazi në AQSH i gjithë dokumentacioni tregon se nga viti 1921 Prefektura ka qënë Berat dhe deri në vitin 1944 Fieri ka qenë Nënprefekturë e Beratit së bashku me Skraparin, Lushnjen dhe Mallakastrën. Ky fakt është anashkaluar me qëllim sigurimin e përfitimeve të padrejta në favor të shtetases Sara Resuli, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasve Arben Myzeqari etj.
Bazuar në nenin 10 pika 1 dhe 2 të VKM nr.360, datë 26.04.2018, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr.9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat” përgjegjës janë të gjithë personat, anëtar të Komisionit të Përhershëm të Ekspertëve (KPE) përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Shtetërore Ardit Bido, si dhe ekspertët që kanë urdhëruar dhe kryer aktin e ekspertimit.
Dokumentet e bërë dhuratë nga Sara Resuli (fotokopje te noterizuara që nuk i dihet origjina nga cili institucion kanë dalë), janë përdorur nga shekulli i kaluar e deri në ditët e sotme, jo vetëm për të vjedhur troje shtetërore dhe private në qytetin e Fierit, por edhe për të vjedhur Lumin Gjanica. Ato janë përdorur për dhënien e vendimeve të padrejta të Komisioneve për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave si p.sh vendimi nr.103, datë 18.05.1995 të KKKP Fier, vendimi nr.615, datë 01.03.2001 i KKKP Fier, vendimi nr.306, datë 15.05.2008 i KKKP Fier për të vjedhur troje në lagjen “1 Maj” të qytetit Fier si dhe vendimi nr.979, datë 19.09.2008 i AKKP Fier për vjedhjen e trojeve në lagjen “11 Janari” të qytetit Fier.
Këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin nr.7698, datë 15.04.1993, neni 1, ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, nenet 1, 2, 3 për kthimin dhe kompesimin e pronës, sepse për dokumentet e pronësisë të dhuruara nga Sara Resuli nuk ekzistojnëakte ligjore, nënligjore, vendime penale të gjykatave me anën e të cilave pronat e pretenduara në këto dokumente janë të shtetëzuara, shpronësuara apo konfiskuara nga shteti shqiptar.
Pranimi i këtyre dokumenteve Tapi pronësie pranë AQSH me dijeni dhe firmën e drejtorit të këtij institucioni përbën vepër të rëndë penale pasi, kështu ai jo vetëm ka shkelur ligjin për Arkivat, por me veprimet e tij ka prishur edhe imazhin e institucionit që në fakt duhet të jetë institucioni ku ruan dhe administron dokumentacionin historik, pronësor etj, dhe tashmë është kthyer në një institucion ku legjitimohen vjedhjet e pronës publike dhe private, si në rastin konkret.
Veprimet e drejtuesit të Institutit të Policisë Shkencore Xhevair Çeloaliaj, Durim Çako, dhe Vladimir Ikonomi, janë tërësisht në abuzim të detyrës pasi ata me vetëdije të plotë që dokumentet tapi pronësie të vitit 1921 janë si nga forma dhe përmbajtja me të dhëna të rreme, por edhe nga cdo e dhënë tjetër që ka të bëj me këto dokumenta. Ekspertimi i tyre është tërësisht një mashtrim, dhe falsifikim dhe në këto kushte ata kanë konsumuar veprat penale të sipërcituara.
Përsa i përket të kallëzuarit tjetër akademikut Kosta Barjaba edhe ky ka dhënë një kontribut në formën e mashtrimit pasi dokumentet Vërtetim Zotnimi Tapi të vitit 1921 janë të rreme dhe ishte detyra e tij të kryente një verifikim mbi formën dhe përmbajtjen e dokumenteve para se ky të lëshonte shkresën për pranim nga AQSH.
Nga sa më sipër, duket qartë se, të gjithë personat e kallëzuar prej shtetasit Arben Myzeqari, janë në dijeni të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve që bien në kundërshtim me ligjin dhe në këtë mënyrë ata kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, duke konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vjedhja e pasurisë” me pasoja të rënda, “Shpërdorimi i detyrës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.
Për këto arsye
Bazuar në nenet 78/a pika b dhe 283 të të Kodit të Proçedurës Penale, nenet 333/a, 143, 186, 134, 248 dhe 287 të Kodit Penal, kërkoj:
Regjistrimin e procedimit penal dhe fillimin e hetimeve për të akuzuarit si “Grup i strukturuar kriminal” për kryerjen e veprave penale.
Duke parë rrezikshmërinë e largimit dhe prishjes së provave që dëmtojnë interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasit Arben Myzeqari, marrjen e masës shtrënguese për shtetasen Sara Resuli dhe të gjithë të akuzuarit pasi, duke qënë se ata ushtrojnë funksione publike rrezikshmëria për prishjen e provave që ndikojnë drejtpërdrejtë në zbardhjen e çështjes është e madhe.
I kërkoj organit të akuzës, të kryej këqyrjen e provës, pra të administroj gjithë dokumentacionin vërtetimet e Zotnimit Tapi të vitit 1921, apo dokument tjetër të pronësie të futur në institucionin e AQSH nga shtetësja Sara Resuli.
Për të vërtetuar se dokumentet Vërtetim Zotnimi Tapit e vitit 1921 që janë pranuar nga AQSH janë të falsifikuara ju paraqesim si provë krahasuese dokument origjinal vërtetim Zotnimi Tapi të vitit 1925, shëndre 1925 Prefektura Berat.
Sqarime më të hollësishme, mbështetur në prova dhe fakte do ti paraqes kur të thirrem nga organi i Prokurorisë.
Bashkëlidhur:
Dokumentacioni i marrë në datë 20.02.2019.
Kallëzimi penal datë 22.01.2018.
Korrespodenca të Prokurorisë Fier me Arkivin Qendror Shtetëror Tiranë, Arkivin Shtetëror Lushnje dhe Berat.
Vërtetim Zotnimi Tapi të vitit 1925 nr. rendor 4.
Kallëzuesi
Arben MYZEQARI
Burimi: Gazeta Telegraf