Fenomeni i largimit të të rinjve nga vendi është nxitur kryesisht nga ekonomia, kështu ka shkruar, agjencia franceze e lajmeve AFP për rininë shqiptare.
“Vendi nuk është në luftë, nuk ka regjim autoritar e nuk vuan nga katastrofa natyrore, e megjithatë shqiptarët dëshirojnë të emigrojnë më shumë së kushdo tjetër në planet”, shkruan AFP.
Sipas një sondazhi të “Gallup” në vitin 2018, 60 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, të dhëna këto që e rendisin në vend të katërt në rang global. Dëshira është më e fortë mes të rinjve, vijon AFP, e cila pohon se numri i madh i të larguarve ka ndikuar në plakjen e popullsisë. Media përmend si faktor kryesorë ekonominë, pasi Shqipëria ka, sipas saj, pagën mesatare më të ulët në Europë, me 40 0 euro në muaj. Papunësia është e lartë dhe 1 në 3 të rinj janë të papunë.
“Shumica kanë emigruar pasi nuk shohin një të ardhme këtu. Nuk ka punë dhe cilësi studimesh’’, thotë Armando Xhaxho.
Shkak tjetër për nxitjen e emigracionit, sipas AFP, është kultura e përhapure korrupsionit dhe klientelizmit.
“Nëse nuk ke një mik të fuqishëm apo shumë para nuk mund të gjesh një punë”, shprehet Daniela Duli, student.
Duke ju referuar protestave masive të të rinjve, AFP thotë se Edi Rama premtoi reforma në arsim, e megjithatë Kryeministri Edi Rama refuzon të flasë për një krizë emigracioni. Media franceze citon gjithashtu ekspertin e ekonomisë Adrian Civici, i cili ngre shqetësimin e ‘brain drain’, siç njihet fenomeni i largimit të profesionistëve të aftë.
Për shumë shqiptarë, Perëndimi është ende një iluzion i madh, një parajsë e madhe që do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe sociale të familjes”, shkruan AFP