SHBA ka akuzuar për trafik droge edhe dy djemtë e ‘El Chapo’, mbreti i narko-trafikut, deklaruar fajtor për shumë akuza, në një proces që po mbahet në New York.
Djemtë e trafikantit akuzohen për bashkëpunim në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe importim të tyre në vend. Bëhet fjalë për Joaquin Guzmán Lopez, 34-vjeç dhe Ovidio Guzman Lopez (28) që sipas departamentit të drejtësisë jetojnë në Meksikë.
Të dy akuzohen si shpërndarës kokaine, marijuane dhe metamfetaminë nga Meksika dhe vende të tjera drejt SHBA, nga viti 2008 deri në 2018.
Ndërkohë që autoritetet janë vënë në njekje të dy vëllezërve, babai i tyre, një prej trafikantëve më famëkeq meksikanë dhe kreu i Kartelit të Sinaloas, do të nisë të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi u shpall fajtor për dhjetë akuza kriminale.