Edhe pak minuta na ndajnë nga protesta e opozitës së bashkuar, e dyta brenda pak ditësh.
Protesta do të mbahet para Parlamentit, në orën 10:00, ku që në orët e para janë stacionuar një numër i madh efektivësh policie.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbërritur në zyrë në selinë e LSI-së që në orën 08:30. Ndërsa burime bëjnë me dije se Kryemadhi është nisur nga selia e LSI-së, per në vendin ku është parashikuar protesta.
Por nga ana tjetër mësohet se kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në seli ku janë mbledhur një numër i madh mbështetësish.
Ndërkohë ende nuk dihet se ku është kryeministri Edi Rama. Ndryshe nga protesta e shkuar, kur dihej se kreu i qeverisë do ishte në Vlorë, sot nuk ka asnjë njoftim se ku do të jetë.