Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmë detaje tronditëse për grupin “Hajri”, të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë 49-vjecarin Jak Prenga më 17 janar në Kamzë.
I ftuar në programin “Opinion” Hoxha ka deklaruar se një nga vëllezërit Hajri është takuar në vitin 2017 me një nga ministrat e qeverisë Rama, në kuadër të fushatës elektorale.
“Në vitin 2016, në fund të vitit 2016, ke parasysh në 2017 kishe zgjedhje…Në Shqipëri ishte në pushtet koalicioni i majtë një oficer i një misioni të huaj i atashuar në Shqipëri përmes një kolegu me kërkon një takim për kafe.
Në takim gjatë bisedës që u fol për kanabisin e nuk e di çfarë ishte papritur në atë moment me nxjerrë dy foto në një format A4 të printuara në pamje të dobëta që të mos dukej qartë cilësia… Më thotë gjatë regjistrimit që i kishin bërë një grupi kriminal shqiptar që po kërkohej për llogari të italianëve ata kishin vendosur teknikë në lokalin ku është bërë takimi, pajisje përgjimi dhe objektet e përgjimit të tyre ishin Altin Hajri, i cili ishte shpall në kërkim në 28 tetor të 2015-ës dhe në 6maj të 2016-ës u hoq nga kërkimi… Interpoli e hoqi nga lista e kërkimit… Ne tha i vumë pajisjet atje dhe aty na rezultoi se në takim ishte një nga vëllezërit Hajri një ministër i qeverisë Rama dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishem… Takimi po behej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2017.
Takimi ka të bëjë me ndihmën që i kanë kërkuar këtij personi grupit që ky kishte në zonat e Shijakut , Xhafë-Zotaj , Shkallnuri ku ka ky akses që të ndihmonte këtë forcë politike në zgjedhje sepse kishte kuptuar tjetër politike kishte kontaktuar një grup tjetër që del tek 339 pra dalin Avdylajt. Partia tjetër kishte marrë Avdylajt dhe më tregon fotot dhe unë qesha sa e pashë dhe i thashë ti nuk e di se kush janë këta të dy…
Mbas këtij takimi unë interesohem në Durrës që ça fuqie ka grupi Hajri më thonë që është një grupi fuqishëm që ka para që ka punuar fort me trafikun e heroinës por që nuk është i ekspozuar në vrasje dhe ekzekutime në zonën e Shijakut dhe të Durrësit. Mbas kësaj çfarë ndodh në datën 26 Janar, se është shumë e rëndësishme do nxjerr nesër dhe filmimet, policia e Durrësit…
Skuadra e posaçme për ndërhyrje shkon në një lavash dhe gjen Altin Hajrin duke…Ka futur makinë e vet për ta larë dhe e arreston Altin Hajrin …I bën kontroll makinës nuk gjen asgjë, e shoqërojnë Altin Hajrin, ka ndërhyrje nga lart dhe e lirojnë.
Datë 26 Janar 2017, dy ditë më mbrapa në datën 28 Janar 2017 një ministër i qeverisë Rama ka dalë në TV dhe ka sulmuar direkt policinë e Durrësit dhe ka thënë “banda kriminale që drejton policinë e Durrësit po sulmon politikisht dhe këtë gjë e bën padijeni të kryeministrit Rama”.
Pra Rama s’dinte gjë që policia e Durrësit po sulmonte këtë banditin që ishte konstatuar nga kjo forcë politike.”, deklaroi Hoxha në studio.