Behgjet Pacolli është prej vitesh një biznesmen i suksesshëm dhe një nga personat më të pasur në Kosovë.
Mirëpo ai ka treguar shpesh se si politikan më shumë ka humbur sesa fituar.
Së fundmi Pacolli ka zbuluar për herë të parë pasurinë e tij, me shifra konkrete.
I ftuar në programin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, biznesmeni kosovar ka zbuluar shifrën duke përmendur ndër të tjera se kompanitë në Kosovë që ai disponon asnjëherë nuk kanë përfituar nga politika.
Behgjet Pacolli: Unë kam humbje, unë praktikisht nëse sot duhet të heq një vijë unë e shof se politka më ka kushtuar jashtëzakonisht shumë. Asnjëherë kompanitë e mia në Kosovë nuk kanë përfituar prej politikës, asnjëherë politika nuk ka vendosur për kompanitë e mia. Në Kosovë unë sot kam kompani të ndryshme me mbi 5500 të punësuar. Jam i bindur se kompanitë e mia në Kosovë janë si shembull.
Sa pasuri ke?
Behgjet Pacolli: Këtë pyetje ma bëjnë shumë. Të punosh në mënyrë intensive ashtu si kam punuar unë që nga vitet ’76 është e pamundur që ti të mos përfitosh diçka. Unë kam krijuar së pari një kompani shumë presitigjoze. Vlera e kësaj kompani, e prej një vlerë mbi 800 milionë euro dhe më tepër.