• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Erion Braçe pranon dështimin e qeverisë për drejtësi: Mbi 6 vite në pushtet, me turp e kokëulur çdo 21 janar

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Erion Braçe pranon dështimin e qeverisë për drejtësi: Mbi 6 vite në pushtet, me turp e kokëulur çdo 21 janar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një statusin në rrjetin social Facebook, Erion Braçe pranon dështimin e qeverisë socialiste për të çuar në vend një nga premtimet më të mëdha me të cilat dhe erdhi në pushtet, vendosjen e drejtësisë për 21 Janarin.

Megjithëse Braçe bën fajtor prokurorët dhe gjyqtarët e drejtësisë së vjetër, ai pranon se çdo 21 Janar e vetmja gjë që mund të bëjë, është me turp e kokëulur të shkruaj rreshta të tillë.



Në të vërtetë qeveria e socialistëve mund të bënte shumë më shumë se kaq, duke nisur me mbledhjen e provave tepër të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme dhe Gardë, që prej më shumë se 7 vitesh drejtohen prej tyre.

“Në 6 vite e gjysëm në pushtet, torturë është edhe për mua. Çdo 21 janar, me turp e kokëulur shkruaj rradhë si këto, një akt pafuqie që nuk shtyn për drejtësi, nuk bën drejtësi.

Reagimi i plotë i Braçes:

KATER BURRA, NJE JETE, PUSHKATIMI DHE, PADREJTESIA QE RRENON THEMELET E SHTETIT! Ne #21JANAR2011,

kater qyetetare te zakonshem, pjesmarres ne nje demonstrate te opozites se kohes, te pa armatosur e paqesore, U PUSHKATUAN ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit;

Mbi 12 te tjere u plagosen me te njejtat arme zjarri, per fat edhe sot ne jete!

Sistemi kriminal gjyqesor i emeruar e nen sundimin e Sali Berishes edhe sot, beri qe:

Pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, ti cilesoje “vrasje nga pakujdesia”!; Pushkatimin e Aleks Nikes, ta shpalle edhe pas 9 vitesh “vrasje pa autor”! Sali Berisha i ka dale per zot pushkatimeve;

Me ze e me figure, fill pas deshmise televizive te pushkatimeve ne mes te dites e ne mes te bulevardit, ai tha troc se i kishte urdheruar vete!

Asnje prokuror nuk e hetoi ne cilesine e kryeministrit qe ka urdheruar pushkatimet;

Kater prokurore te pergjithshem jane nderruar ne 9 vite, Sali Berisha vijon te marre persiper pushkatimet dhe, asnje nuk guxoi dhe nuk guxon as tani, ta vere nen hetim per krimin e rende.

As ish ministrin e Brendshem Lulzim Basha, i cili kishte nen komande pushkataret e Gardes se qeverise. Keta qe emeronin prokuroret e gjykatesit e kishin ne xhep imunitetin, por kriminalisht i dhane imunitet, shpetuan, nxorren nga burgu dhe sot jane te lire, dy pushkataret plumbat e te cileve, qitur nga armet e qeverise, u gjeten ne trupat e pa jete te Hekuran Dedes, Ziver Veizit, Faik Myrtajt.

Aleks Nika nga ata eshte pushkatuar.

PADREJTESI ME TE MADHE SE KJO, NE KETE VEND NUK KA! KJO PADREJTESI RRENON THEMELET E SHTETIT, BEN TE PAVLERE CDO AKT RUTINE DREJTESIE!

Ne 9 vite e gjysem, kjo padrejtesi eshte tortura me e rende per familjaret e tyre;

Ne 6 vite e gjysem ne pushtet, torture eshte edhe per mua.

Cdo 21 janar, me turp e kokeulur shkruaj rradhe si keto, nje akt pafuqie qe nuk shtyn per drejtesi, nuk ben drejtesi.

Reforma ne Drejtesi, ka nxjerre jashte nga sistemi 8 gjyqtare te vegjel e te larte, te cilet dhane vendimet kriminale e shfajesuan pushkataret e 21 janarit.

Por kjo nuk eshte DREJTESI! Drejtesi eshte hetimi i plote, gjitheperfshires i gjithe zinxhirit te krimit..

 

Pas

Sa u pagua Edi Rama për Filmin “I love Tropoja”?/ Ermal Mamaqi tregon detaje

Para

Ndryshoni ligjin antishpifje, KE thirrje qeverisë shqiptare

Para
Ndryshoni ligjin antishpifje, KE thirrje qeverisë shqiptare

Ndryshoni ligjin antishpifje, KE thirrje qeverisë shqiptare

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar