Arben Strazimiri është një person i dënuar për sulmin me thikë ndaj mjekut Ali Refatllari, me detyrë ish-shef në pavionin e kardiokirurgjisë në QSUT.
Së fundmi ai ka fituar edhe çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Në faqen zyrtare të gjykatës mund të shihet vendimi i marrë në favor të të dënuarit, që asokohe deklaroi se vuante nga probleme mendore.
Më parë u tha se Arben Strazimiri qëlloi mjekun pas debateve të bëra si një revoltë dhe nervozizëm në lidhje me vdekjen e një të afërmi të tij.
Strazimiri u dënua, por sipas vendimit të Strasburgut, Shqipëria duhet qe t’i paguaje atij nje shume prej 15 mijë euro si dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burg.
Sipas vendimit, Strazimiri eshte mbajtur ne nje burg, nderkohe qe duhet te ishte ne spital psikiatrik.
Gjykata nuk e kishte marre parasysh kerkesen e bere prej mbrojtjes dhe ai u mbyll ne burg te zakonshem.
Pas kesaj, ai vendosi ta coje ne Strasburg kete ceshtje, ku sic duket edhe ne vendimin e publikuar me poshte, e fitoi ate.
“Gjykata vendosi që Shqipëria do të paguaje ndaj ankuesit 15,000 euro (EUR) dhe 2,500 Euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet”.