Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse. Është e vështirë të gëlltitesh, nëse kolliteni ndjeni më shumë dhimbje, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të mendoni është që ta bëni atë ndjenjën sikur ju ka mbetur diçka në fyt, të largohet.
Disa mënyra se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:
Bëni gargarë me ujë të kripur
Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.
Pini lëngje të ftohta
Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja, dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, dhe mund të qetësojë inflamacionin që po të shkakton dhimbje.
Pini çajra bimorë
Turmeriku është një erëz që duhet ta shtoni në dietën tuaj. Ka veti inflamatore dhe nëse shtoni pak në çajin tuaj, mund të qetësojë dhimbjen e fytit.
Mund të provoni dhe çajëra të tjerë bimorë, pasi shumë prej tyre kanë një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin që të luftojë infeksionin.
Hani mjaltë
Mjalti ka veti anti – bakteriale dhe nëse nëse e mbani pak në fyt redukton irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.
Ndërroni furçën e dhëmbëve
Besojeni ose jo, furça e dhëmbëve mund të jetë duke përkeqësuar apo dhe shkaktuar dhimbjen e fytit. Ajo mund të mbledhë bakterie, dhe çdo çarje e vogël e mishit të dhëmbëve i lejon ato të futen në sistem. Sapo të filloni të ndiheni keq ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve./shendeti.com