• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Bollino: Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Bollino: Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Berisha e Basha kanë planifikuar javët e kaluara protestën e 16 shkurtit, e cila, sikurse u zbulua sot, parashikonte edhe sulmin kundër godinës së Kryeministrisë, sigurisht kishin ndërmend fjalët që vetë Berisha shumë herë i ka përsëritur për të justifikuar 4 të vrarët dhe 36 te plagosur e 21 Janarit.

“Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores”. Domethënë, sipas Berishës, rregullorja e Gardës parashikon mundësinë e hapjes së zjarrit nëse përpiqen të pushtojnë godinën e Kryeministrisë, në atë pikë, sa vetë Berisha deklaroi në televizion: “Në mos Garda, mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës” që do të hapte zjarr.

Pra, t’i urdhërosh militantët e tyre që të sulmojnë Kryeministrinë, siç ndodhi sot, zbulon atë, që në projektet e Berishës dhe Bashës ishte parashikuar edhe mundësia që Garda të zbatonte “rregulloren” e saj dhe të hapte zjarr si më 21 Janar mbi protestuesit e opozitës. Një tragjedi e atyre përmasave do t’i kishte shërbyer Partisë Demokratike dhe LSI-së, jo vetëm për të justifikuar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës, por edhe për “të barazuar” llogarinë politike me 21 Janarin dhe për të konfirmuar se me të vërtetë Garda ka të drejtën të qëllojë kur është fjala për të mbrojtur institucionet.

Por plani djallëzor dështoi. Për fat të mirë, Policia nuk hapi zjarr, protestuesit u larguan të paprekur nga sulmi mbi selinë e qeverisë (po ashtu si dhe kalimtarët në bulevard) dhe Garda tregoi me fakte se rregullorja për të hapur zjarr mbi demonstruesit e opozitës që proteston, sikurse përsëritin prej 7 vitesh Berisha dhe Basha, thjesht nuk ekziston.

Viktima e vetme e protestës ishte kërpudha e kuqe, që një artist i huaj ia kishte dhuruar Tiranës dhe që tërbimi i opozitës e bëri copë-copë.

Fantazmat e 21 Janarit duhet të vazhdojnë të përndjekin doktorin dhe krahun e tij të djathtë. Ndërkohë që ndaj tyre rrezikon të hapet një tjetër kapitull i zi në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi nga 14 shtatori 1998 nuk ishte parë një deklaratë unanime që të dënonte dhunën e ushtruar nga opozita, si ajo e shpërndarë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe OSBE.

Atëhere Berishës iu deshën shtatë vjet para se të dilte nga gremina, në të cilën e zhyti projekti i tij i dështuar i grushtit të shtetit. Do ta shohim javët e ardhshme fatin që e pret Lulzim Bashën.  (Shqiptarja.com)

Pas

Rama mesazh për protestuesit. Ja çfarë u thotë…

Para

Fillojnë shoqërimet për protesën. 20 persona në polici, mes tyre mes tyre dhe ish drejtori i PD-së

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar