Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar prej opozitës. Ndërkohë, Policia e Shtetit gjatë një dekarate për mediat ka hapur panik duke thënë se gjatë protestës së ditës së shtunë do të marrin pjesë edhe persona me rekorde kriminale, të cilët janë përgatitur për dhunë.
Persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike”, thotë policia në njoftim.
Në lidhje me deklaratat e Policisë së Shtetit ka reaguar edhe PD, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Ky i fundit gjatë një dalje për media, fill pas njoftimit të Policisë së Shtetit, e ka cilësuar apelin si qesharak. Sakaq, thekson se Edi Rama është i vetmi person i lidhur me krimin. Ndërsa me ironi thotë se në protestë nuk do të jenë të pranishëm: Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe Elvis Cyrbja.
Jam sot këtu në emër të PD për të lajmëruar policinë politike të Edi Ramës që është vetëm peron i lidhur me krimin që është Edi Rama.
Thirrjet për t’u distancuar nga thirrjet për dhunë janë qesharake. Njoftojmë Policinë që as shtetasi Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Elvis Cyrbja nuk do jenë nesër në protesë.
Ndërkohë Rama do jetë në Vlorë, ku është e detyruar edhe pjesëmarrja e administratës. Rrugët tona nuk ka fuqi të na bllokojë aq më pak një polici e keqpërdorur nga një polic frikacak. Se ku do protestojë e vendos populli dhe jo një polici politike. Të bashkuar do jemi të gjithë në shesh për të shpëtuar vendin nga e keqja. Qytetarët do marrin fatet në duart e tyre”, u shpreh Bardhi.