Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas ratifiimit të protokollit kreu i Parlamentit të vendit fqinj, Talat Xhaferi mori fjalën. Ai nuk nguroi të përmend incidentin ku Paloka i hodhi bojë në fytyrë Ramës, duke thënë: ”dua të sigurojë që këto situata nuk janë të parat, i kam kaluar të gjitha, por mbi të gjitha qëllimi është miratimi i protokollit”.
Xhaferi shprehu kënaqësinë për mbështetjen që sipas tij është “reflektim i mbështetjes së pakushtëzuar i një shteti vëllazëror”, ku “marrëdhëniet janë ndërtuar me fijet e forta te miqësisë por edhe të lidhjeve farefisnore”.
Kreu i Parlamentit përfundoi duke thënë që mbështetjen e Shqipërisë “do e mbajmë mend gjithmonë dhe gjithmonë kemi ditur t’i respektojmë miqtë tanë të vërtetë”.
Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, e mbylli fjalën e tij Xhaferi.