• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Vrasës lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
Vrasës lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasjet janë diçka tragjike, por çfarë është ajo që i shtyn disa njerëz të vrasin? Michael Mosley ka kërkuar të eksplorojë dhe studiojë mendjet e vrasësve.

Në vitet 1870, dr. Cesare Lombroso, shpesh i quajtur babai i kriminologjisë shkencore, po studionte kriminelët e burgosur në Torino. Ai ishte i bindur se kriminelët janë një hap prapa shkallës së evolucionit, një rikthim i njeriut në primitivitet. Ai vendosi, pas disa vitesh studimi, se mund ta dallosh një kriminel që ka nga forma e fytyrës.





“Veshët e një krimineli,” thotë ai, “janë në përgjithësi të mëdhenj. Hunda pak me kurriz, si sqepi i një zogu grabitqar”.

Por fatkeqësisht, dallimi i kriminelëve potencialëve nuk ishte një proces aq i thjeshtë sa Dr. Lambroso pretendonte nëpërmjet zbulimeve të tij shkencore, gjetje të cilat u diskredituan shumë shpejt. Por këto ishin fillimet e kërkimeve që kanë vazhduar për më shumë se një shekull, për të zbuluar nëse kriminelët, e veçanërisht vrasësit kanë mendje të ndryshme nga ajo e njerëzve normalë. Shpikja e skanerit të trurit në vitet ‘80 revolucionarizoi të kuptuarit e asaj që ndodhet brenda kokave tona.

Studimi i parë me skaner i vrasësve u bë në Kaliforni nga neuroshkencëtari britanik Adrian Raine. Ai u dërgua në Golden State për shkak të numrit të madh të personave të dhunshëm dhe vrasësve.

Përgjatë shumë viteve Rained dhe ekipi i tij skanuan trurin e shumë vrasësve dhe pothuajse të gjithë tregonin ndryshime të ngjashme të trurit.

Ekziston një aktivitet i reduktuar në korteksin para-ballor, zonën e trurit që kontrollon impulse emocionale. Pra, vrasësit kanë tru që i bën më të prirur ata drejt zemërimit dhe inatit, e nuk janë shumë të aftë të kontrollojnë veten.

Por pse ndodh kjo?

Studimet e Raines tregojnë se një pjesë e arsyes mund të jetë abuzimi në fëmijëri, që mund të krijojë vrasës duke shkaktuar dëme fizike në tru. Korteksi para-ballor është veçanërisht i pambrojtur.

Një nga të burgosurit që Raine skanoi ishte Donta Page, një burrë që vrau brutalisht një vajzë 24-vjeçare kur ajo e pa që ai po vidhte shtëpinë e saj. Kur ishte fëmijë, Page rrihej vazhdimisht nga e ëma, dhe ndërsa rritej, abuzimi vazhdonte më keq. Mamaja e tij përdorte litarë elektrikë, këpucë, e çfarëdolloj mjeti tjetër për ta rrahur Donta-n.

Abuzimi fizik e psikologjik ishte i përditshëm. “Kanë qenë abuzimet e dhunshme që e çuan Dontan në këtë akt barbar,” thotë Raine.

Por vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kaluar fëmijëri të tmerrshme bëhen vrasës. Cilët janë faktorët e tjerë që na predisponojnë për t’u bërë vrarës?

Një zbulim i madh u bë në vitin 1993 ku të gjithë meshkujt e një familje në Hollandë kishin histori dhune. U deshën 15 vjet që të zbulohej se atyre, të gjithëve u mungonte i njëjti gen.

Ky gen prodhon një enzimë të quajtur moaoa që rregullon e balancon impulset nervore. Nëse kjo enzimë të mungon atëherë je i predispozuar për t’u bërë i dhunshëm. Njihet si “geni luftëtar” dhe rreth 30% e meshkujve e kanë këtë gen, por ajo që ndodh gjatë fëmijërisë është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e genit luftëtar.

Jim Fallon, profesor psikiatrie në Universitetin e Kalifornisë, ka një interes personal në këtë kërkim. Pasi zbuloi se një numër i madh vrasësish në pemën e familjes së tij, ai kishte testuar veten gjenetikisht dhe zbuloi se kishte shumë gene që ishin të lidhura me sjelljet e dhunshme.

Ai thotë: “Njerëzit me më pak gene të rrezikshme, bëhen vrasës dhe janë psikopatë. Unë i kam të gjitha genet e dhunshme të familjes sime”. Por Jim nuk është vrasës, ai është një profesor i nderuar dhe për t’u shmangur veprimeve të dhunshme ai thotë se padyshim që fëmijëria e lumtur e ka ndihmuar atë.

Pra, tendenca gjenetike ndaj dhunës, së bashku me një fëmijëri të abuzuar, janë kombinimet e një vrasësi.

Pra, tiparet e një vrasësi janë edhe të lindura, por edhe të bëra me kalimin e kohës.

Por çfarë mund të bëjmë tani që dimë t’i japim një përgjigje pyetjes?

Kërkimet po fokusohen në mënyrat për të reduktuar sjelljet e dhunshme dhe mësimi i familjeve në përmirësimin e aftësive prindërore është një mënyrë e mirë. /BBC

Pas

Plas në stacionin e metrosë, çifti filmohet duke bërë s*ks në dysheme (VIDEO)

Para

Tërmeti i mori shikimin, pedagogu i njohur bën thirrjen e fortë: Kërkoj ndihmë nga shteti, të më kthehet drita e syve

Para
Tërmeti i mori shikimin, pedagogu i njohur bën thirrjen e fortë: Kërkoj ndihmë nga shteti, të më kthehet drita e syve

Tërmeti i mori shikimin, pedagogu i njohur bën thirrjen e fortë: Kërkoj ndihmë nga shteti, të më kthehet drita e syve

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar