Emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar.
Mësohet se ai që do të zëvendësojë Saimir Cilin është Ilirjan Gjini, regjisor dhe aktor.
Kujtojmë se Saimir Cili u lirua nga detyra më 2 tetor 2019.
VENDIMI I QEVERISE
“Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar. Në vendimin e zbardhur sot, në këtë post është caktuar Ilirjan Gjini, i cili zë vendin e Saimir Çilit, që u lirua nga detyra në 2 tetor të këtij viti. Ilirjan Gjini njihet si regjisor dhe aktor.”