Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë ku një makinë u përfshi tërësisht nga flakët.
Ditën e djeshme, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua plotësisht.
Policia nisi hetimet në lidhje me rastin, ku nga provat e grumbulluara u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vënë përpara përgjegjësisë penale shtetasin: K. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.