Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ka folur kryeministri Edi Rama, ku është pyetur nga gazetarët për një sërë temash të rëndësishme.
Duke folur për Reformën Zgjedhore, kryeministri tha se janë të mirëpritura të gjitha palët politike, por nga ana tjetër theksoi se nuk ka asgjë për të bërë tjetër përveç ndjekjes së rekomandimeve të ndërkombëtarëve.
“Të gjitha idetë respective të çdo force politike janë legjitime, ajo që është e rëndësishme është ajo e vijimit të mëtejshëm të organizimit të zgjedhjeve. Por kjo bëhet përmes rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. Në këtë aspekt nuk kemi asgjë tjetër se çfarë bëjme, por të ndjekim rekomandimet e tyre”.
Është përmendur në media ndërsa edhe vetë e pranoi se ka dashur të japë në prag të festive një amnisti për gratë e burgosura, përfshirë edhe ato për vrasje, ndërsa sot tha kështu:
“Sot do të flasim në mbledhjen e qeverisë për këtë, dhe besoj se gratë do të jenë më të favorizuarat, ndërsa unë do doja më shumë se aq. Është një debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat dhe është i komplikuar më shumë se dëshira dhe qëllimi i mirë. Kemi pasur disa debate dhe nuk është se nuk duan mbështetje, por vrasjen e burrave nuk e shohim si një krim që e vendosim me një të rënë të lapsit”, tha Rama.
Për shpërblimin e pensionistëve me sa duket Rama e ka marrë vendimin, nuk ka por të presin deri në Shjkurt duke thënë se: “Nuk e di sot se sa do arrijmë të marrim burime financiare, dëmet kanë qenë të mëdha. Nuk duam të shpenzojmë përpara muajt shkurt që të kuptojmë përfundimisht kontributin financiar nga miqtë dhe partnerët që më pas të jemi më të qartë”.