Situata pas tërmetit të 26 nëntorit, është traumatike për të mbijetuarit , por akoma më tepër për fëmijët.Qwendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri ka ndarë një foto të një vizatimi që është bërë nga një fëmijë 8-vjeçar nga Durrësi me të cilën ka përshkruar situtën pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Me këtë vizatim ai ka treguar mënyrën se si e ka përjetuar këtë tragjedi ndërsa mësohet se ai ka humbur banesën e tij duke u strhuar pas kësaj në një banesë private me familjen.
Njoftimi i CRCA/ECPAT:
Ky vizatim eshte detyra e pare qe nje femije 8 vjec nga Durresi ka krijuar per te treguar perjetimin e tij pas ikjes nga termeti. Djali ka humbur shtepine e tij dhe eshte strehuar ne nje banese privatisht se bashku me familjen. Ngacmuar nga ky vizatim feminor CRCA/ECPAT Shqiperi po nderrmer iniciativen e nje mini-ekspozite, per ti dhene nje menyre e dimension tjeter dhimbjes qe perjetuan femijet ne kete situate. Bashkangjitur po ju dergoj edhe njoftimin per shtyp. Faleminderit.