• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Babai u lut për ta dërguar në Itali, kush është Xhesika, arkitektja e ardhshme të cilës jeta iu ndërpre mizorisht

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Babai u lut për ta dërguar në Itali, kush është Xhesika, arkitektja e ardhshme të cilës jeta iu ndërpre mizorisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Xhesika Biqiku është viktima e parë e tërmetit në kryeqytet, dhe jeta e 51-të e shkëputur në mes si pasojë e lëkundjeve që përfshinë Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 Nëntorit.

Xhesika jetonte në Kombinat, një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Ajo u aksidentua nga tullat që i ranë në kokë teksa bashkë me familjen po vraponte për të dalé jashtë. Ajo sapo kishte nisur ëndrrën e saj për tu bërë arkitekte.

20-vjeçarja prej tre ditësh mbahej në jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kome, ndërsa transporti i saj drejt Italisë nuk u krye dot, për shkak se mjekët nuk jepnin garanci për jetën e saj.

Bashkë me Xhesikën, atë mëngjes të hidhur të marte mbetën të plagosura dhe nëna dhe motra e saj, ndërkohë që babai kishte rrëfyer dhe të gjithë skenën e rëndë.

Nëna e Xhesikës Rozeta e cila ka këmbën e thyer si dhe çarje në kokë. Gjithashtu dhe e motra e viktimës 20-vjeçare, Sabina 22 vjeç ka nje kembe të thyer si dhe çarje në shpatull.

Kryefamiljari, Ilia Biqiku apelonte kryeministrin Rama që ta niste drejt Italisë vajzën e tij, pasi kishte marrë dëmtime të rënda në tru, por duket se Xhesika e humbi luftën në momentet e saj të fundit.

“Xhesika është shumë rëndë, Është në reanimacioni. Dje kanë ardhur katër mjekë italianë. Një djalë u nis drejt Italisë, për tu nisur ishte edhe emri i gocës time, por nuk u nis. Po i qëndrojnë aty. Ranë tullat e katit të 5 në kombinat. Xhesi do të kishte shpëtuar, po të mos isha penguar unë. Tullat u kishin rënë sipër. U thash ku jeni mo babë? Ata më thanë se na kanë zënë tullat.

Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. U thash çojeni në Itali. Kisha thënë të kisha vdek unë më mirë. Është gocë e re është 20-vjeçe. Pallati është i pabanueshëm, i ka vënë shirit bashkia. Është ndërtuar në 72. Kërkoj që të shkojë goca në Itali të shërohet dhe të gjej një banesë, unë flej në spital. Më zë gjaku nuk hy dot ta shoh.” tha një ditë pas ngjarjes së rëndë Ilia Biqiku, babai i Xhesikës.

Pas

Shkon në 51 numri i viktimave, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja

Para

“Ndërtime skandaloze, me materiale të lira”, profesori i njohur viziton Durrësin dhe bën fajtorë pronarët

Para
“Ndërtime skandaloze, me materiale të lira”, profesori i njohur viziton Durrësin dhe bën fajtorë pronarët

"Ndërtime skandaloze, me materiale të lira", profesori i njohur viziton Durrësin dhe bën fajtorë pronarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar