• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

RAI, reportazh për takimin e Presidentit Meta me Arbëreshët, Meta I ftuar nderi

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
RAI, reportazh për takimin e Presidentit Meta me Arbëreshët, Meta I ftuar nderi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Presidenti i Republikës së Shqiperise, Ilir Meta ka qenë i ftuar nderi në një nga komunat ku Arbëreshët kanë mbajtur gjallë kulturën dhe gjuhën e tyre tradicionale ndër shekuj. Kasalvekio i Puljas, ose Kazallveq siç e quajnë arbëreshët, është një komunë me rreth 1800 banorë. Origjina e këtij fshati daton në vitet 1400.

Sot është një ditë e veçantë për Arbëreshët, pasi sot përfaqësuesit e 9 komunave firmosën mes tyre një Memorandum bashkëpunimi, për promovimin e identitetit dhe kulturës Arbëreshe, ku i ftuar nderi është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.



Këto janë 9 komunat që bashkohen për të ruajtur identitetin e tyre kulturor (tregon hartën). Janë komuna të cilat ndodhen gjeografikisht shumë larg me njëra-tjetrën, dhe kjo e vështirëson pak punën e përbashkët.

“Duhet të kujdesemi për mbrojtjen e kulturës dhe origjinës tonë, një punë që duhet të fillojë nga moshat e vogla. Ruajtja e gjuhës është fondamentale për këtë qëllim, sigurisht fillon nga më të vegjlit, pastaj tek mosha e mesme dhe tek gjeneratat e tret, por gjuha është shumë e rëndësishme që të ruhet në mënyrë fanatike”, – thotë Kryetari i Komunës së Kazalvekios, z.Noe Andreano.

Fëmijët e vegjël Arbëresh janë ata që i uruan mirëseardhjen Presidentit Meta, duke kënduar këngët në gjuhën Arbëreshe, dhe duke valëvitur flamujt shqiptar.

Një nga studentet që mirëpriti Presidentin Meta, u shpreh se ato e mësojnë gjuhën Arbëreshe në mënyrë autodidakte në shtëpi, por është do ishte mirë që ta mësonim dhe në shkollë.

“Jemi shumë krenar për gjithçka a bërë komuniteti Arbëresh në gjithë këto vite për ë ruajtur trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore, por dhe për konsolidimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë. Kultura Arbëreshe është një trashëgimi jo vetëm për Italinë, por dhe për gjithë Europën”, – thotë Presidenti Meta.

Pas mirëpritjes në shesh për Presidentin Meta, u zhvillua konferenca për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike e sociale mes komunave Arbëreshe dhe Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një strategji kombëtare për diasporën, që i sheh emigrantët e vet, qoftë edhe ato historikë si resurse.

“Ka një rivitalizim të marrëdhënieve ku po synojnë fort institucionet shqiptare dhe atyre italiane në përgjithësi, por në veçanti të komunave arbëreshe. Unë jam një nga pasardhësit e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, – thotë Loris Castriot Skanderbeg për mikrofonin e RAI 3.

Firmosja e memorandumit të bashkëpunimit ka përmbyllur mëngjesin e kësaj dite. Tani ka nisur puna.

 

 

 

Pas

Tragjedi/ Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare, ylli i muzikës Pop

Para

Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë Euro, ishte e paketuar në mjetin frigoriferik

Para
Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë Euro, ishte e paketuar në mjetin frigoriferik

Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë Euro, ishte e paketuar në mjetin frigoriferik

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar