Një lajm po përflitet në mediat rozë se Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej 3 vitesh Georgina Rodriguez mund të jenë martuar në fshehtësi.
Sipas medias “Novella 2000”, celebrimi mund të jetë bërë në Marok, pas ceremonisë “EMA” të MTV në Sevilje pak javë më parë.
E njëjta medie thekson se lajmi ka burime shumë të afërta të çiftit ndërkohë që nuk bëhen me dije arsyet që e kanë shtyrë Ronaldon ta mbajë të fhehtë këtë gjë. Ata shtojnë më tej se ceremonia sekrete u realizua me ndihmën e mikut të Cristianos, Badr Hari.
Ndërkohë një nga arsyet që mund ta ketë çuar çiftin të martohet në fshehtësi e larg paparacëve është marrëdhënia jo e mirë që Rodriguez ka me vjehrrën e saj.