Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si të implikuar në mënyrë direkte me tokat në Gjirin e Lalëzit.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë Berisha shkruan se sapo Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, muajin e parë prishi kontratën me Omnik.
“Pas prishjes së kontratës dhe fallsifikimit të dokumentave për përvetësimin e tokës publike me gjykatë Edvin Mafia në kundërshtim flagrant me ligjet. Nuk dërgoi avokaten e shtetit as dhe bashkinë e Durresit për të moslejuar përvetësimin e tokës publike por bënë sikur nuk kishte asnjë lidhje me shtetin”, shkruan Berisha ndër të tjera.
REAGIMI I PLOTE I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA
E verteta lakuriq e implikimit direkt te Edvine Mafise me tokat ne Gjirin e Lalzit!
Edvin Mafia, sapo erdhi ne pushtet, muajin e pare ne nje akt korruptiv zuzar
– prishi kontraten me Omniks.
Pas prishjes se kontrates dhe fallsifikimit te dokumentave per pervetesimin e tokes publike me gjykate Edvin Mafia ne kundershtim flagrant me ligjet
nuk dergoi avokaten e shtetit as dhe bashkine e Durresit per
-te moslejuar pervetesimin e tokes publike por bene sikur nuk kishte asnje lidhje me shtetin!
Ai ne kundershtim me çdo ligj nuk apeloi vendimin e pervetesimit te tokes publike sepse ajo toke i pelqente atij dhe Besnikut te partise!
Lexoni repliken time ne parlament me dt:
22 shtator 2016
Replika me Ramen!
Miq,ketu me poshte
Duke denoncuar ate ne parlament:
-Mashtrimet e paskrupullta ne fjalen e tij
-Perzenien nga ai te investitoreve dhe investimeve te huaja nga Shqiperia
-Heshtjen e Rames per masakrimin dhe largimin e investitorit te huaj!
-Heshtje e tij per vdekjen e nenes dhe foshnjes nga shpartallimi i urgjences!
-Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qerasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qerasë me shoqërinë OMNIX Albania. Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju?? Ja pra që ky është njëriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale.
-Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në korrik të 2016. Por e dini ju se Rama nuk lejoj avokaten e shtetit Hicka dhe kryetarin e bashkise Dako te paraqiten ne gjyqe per te mbrojtur interesin e shtetit?
A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit?Shteti ka një detyrim,që çdo gjyq që humbet duhet detyrimsht ta ndjeke , e ka detyrim këtë.
A e dini ju që se nuk e ndoqën kërkund!
Pse?
Si e mbyllen gojën Rames ?
Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja.
-Rama hesht esht personi qe nxori banditet per masakrimin e biznesmenit sepse se bashku me Besnikun e tije ka vendos te marrin per vehte!
Zonja dhe zoterinj deputete!
Tani, vijmë tek investimet e huaja dhe investitorët e huaj. Zotëria këtu (Rama) përmëndi investimet e tremujorit të fundit të këtij viti. Janë qindarkë për qindarkë investimet e Kaskadës së Devollit, investimet e TAP, në kaskadën e Matit dhe absolutisht asnjë qindarkë investim i tre viteve të fundit, që të gjitha janë të viteve të shkuara.
Kthehemi pak te investitori. Para meje, pak minuta më parë Rama iu tha shqiptarëve se Sali Berisha nuk tha një fjalë për sulmin ndaj Faad Mitrit, përfaqësues i kompanisë OMNIX.
Tani po ju lexoj prononcimin tim, të lexuar nga të gjitha mediat, të datës 10-09-2016: “Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!
Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi. Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafies qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne historine e vendit tone.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhë uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb”
Një javë përpara po në këtë parlament kam denoncuar sulmin brutal ndaj Mitrit dhe e kam rikujtuar dhe një herë kërcënimin me jëtë që iu bë konsullit të Libanit sepse gjeti një miliarder që mund të interesohej për ARMO-n, dhe e thashë me emër e mbiemër se ky kërcënues është Besnik Sula, dhe këtë denoncim konsulli e bëri tek ministri i jashtëm i Shqipërisë. Dhe kur unë ja ngrita këtu në parlament ministrit të jashtëm këtë çështje më tha “pse ministër i brendshëm jam unë”.
Tani vijmë tek rasti aktual. Ky përmëndi gjykatësin,vendimin e gjykates, por këtu ka një problem. Ky mendon se, siç beson vetë gënjeshtrat e tij, edhe të tjerët do i besojnë. Ky këtë moto ka. Më lejoni pak t’ju informoj lidhur me deklaratën e tij.
Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qerasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qerasë me shoqërinë OMNIX Albania. Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju?? Ja pra që ky është njëriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale.
Cfarë ndodhi më pas? Ndodhi ajo që ndodhi me plehrat; valixhja 4 milionë euro. Cfarë ndodhi me OMNIX? OMNIX iku. Pas dy vitesh, më vjen në zyrë njëri nga kryesorët e familjes Mitri dhe më njofton se kishte zgjidhur çdo gjë dhe se kryeministri i thoshte aman fillo sa më parë. M’u bë shumë qefi sepse ai investim përbëntë një zhvillim të rëndësishëm. Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në mars të 2016. Ju që rrihni gjoksin se gjoja ishit në anën e investitorit pse e bllokuat nuk e lejuat avokaten e shtetit Hickën apo Vangjush Dakon për të ndjekur gjyqin? A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit.Pra Rama nuk lejoj Hicken te shkoje ne gjyq per te mbrojtur interesin e shtetit.Unë nuk hyj në materien e çështjes por shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet shteti e ndjek, e ka detyrim këtë. A e dini ju që se ndoqën kërkund. Pse? Si e mbylli gojën kyRama ? Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja interesat e tije personale!
Po pse them unë që është ky (Rama) që i ka nxjerrë bandat e mafies në rrugë atij? Së pari sepse ja ku janë të gjitha mediat dhe qytetarët, kjo është hera e parë që ai shqipëton një fjalë për këtë akt dhe përpiqet të mbulojë heshtjen e tij duke shpifur e trilluar se heshti Berisha. Berisha e akuzoi direkt këtë (Ramën). Pra, deri tani nuk kishte thënë një fjalë. Ti nuk flet asnjë fjalë sepse ty të detyron diçka që të heshtësh. Unë kam bërë disa reagime deri tani, e bëra sepse ishte një akt barbar e shtazor ndaj një njëriu por dhe sepse ky ishte investimi më i madh në 25 vitet e fundit ndërsa ju e përcollët. Pra, ky (Rama) nuk reagoi, nuk reagoi sepse kishte frikë se i nxjerr fakte të tjera. Dhe çfarë reagimi bëri sot? Tha se Berisha ska folur por në fakt Berisha ka folur të paktën tre herë deri tani për këtë, më shumë se çdo njëri tjetër këtu. Dhe çfarë reagimi tjetër bëri sot? Nxorri gjyqin të cilin nuk e apeloi kurrë me Hickën dhe Dakon e tij. Sepse donte që të ikte Mitri dhe ta marrë tokën Besnik Sula.
Eshtë e njëjta praktikë që ndjek, siç bëri me plehrat. Doli nëpër Shipëri dhe thoshte “Poshtë plehrat”, “Në kosh Sali Berisha” etj. Por qeveria ime nuk ja bllokoi referendumin shqiptarëve. Të bllokosh të drejtën e referendumit një vendi, i jep goditjen fatale demokracisë. Unë isha në pushtet, Komisionin Qëndror e kishim ne, Presidenti i Repubilës ishte i propozuar nga kjo shumicë, të gjitha këto i dhanë rrugë dhe data e referendumit u caktua më 14 dhjetor. Cfarë bëri zotëria? Në aktin e parë anulloi ligjin, ekzekutoi referendumin, ekzekutoi si satrap të drejtën e shqiptarëve për t’u shprehur. Mashtroi 50 mijë shqiptarë që kishin firmosur dhe që ishin kundërshtarë të qeverisë së asaj kohe. Nuk ka referendum tha, do ta anulloj me ligj. Dhe më pas kur kërkuan referendum për çështje të tjera, këta vendosën asgjesimin e referendumeve. Kjo është e vërteta. Sepse me sekretarin e përgjithshëm të mafies bëri koleksion pehrash Shqipëri -Itali, shkoi valixhja e pareve prej 4 mln eurosh dhe të tjerat vazhdojnë.
A e keni vërë re se pse ndodh kaq rëndom që në tërësi të gjitha gjërat e mëdha anullohen dhe pastaj rikthehen? Absolutisht sepse gjithçka e përcakton valixhja. Zotëria më tha se unë sulmoj bizneset. Jo unë nuk sulmoj bizneset, e ke shumë gabim. Unë për kohën që isha në qeveri, me të gjitha dokumentat ndërkombëtare e ke, shndërruam këtë vend në një vend tërheqës për investimet. Për kohën që isha në qeveri, ke raportin e UNCTAD të vitit 2012 i cili thotë se Shqipëria mori investime të huaja më shumë se kapacitetet e veta dhe më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Shqipëria u bë një vend tërheqës për investimet e huaja por investimet e huaja po i largon çdo ditë qeveria me mafien e saj.
A e dini aferën e fundit të ARMO-s? ARMO është një kompani e falimentuar. Një kompani e falimentuar, në Shqipëri dhe në çdo vend të botës, për hir të Kushtetutës së tregut, detyrimisht ndjek rregullat e falimentimit. Përndryshe çdo dorëzgjatje është përpjekje për grabitje. Pasi u përzu londinezi e mori me koncesion vetë. S’ka bërë asnjë lëvizje në QKR. Asnjë vendim të tillë përveç Gjykatës s’mund të marrë qeveria me një kompani të falimentuar. Eshtë Gjykata ajo që vendos, nuk ka të drejtë qeveria. Ka të drejtë kompania të shpallë vendime por jo qeveria.
A e dini pse heshtin deputetët e Fierit për ARMO-n? Besnik Sula ka Uzinën e bitumit të Fierit, jashtëzakonisht fitimprurëse por, me ligjin e falimentimit ajo është pronë e ARMO-s. Cfarë bën Besnik mafia bashkë me Brisin e këtij zotërisë? 180 punëtorëve jua jep rrogat kesh dhe nuk i rregjistron në sigurimet shoqërore, sepse diktohet që po funksionon Uzina dhe në këtë mënyrë thotë që edhe Uzina është jashtë funksionit. Mafia sot është ulur këmbëkryq dhe po rrënon çdo investim dhe të ardhmen në Shqipëri.
Së fundi, dua të ndalem në një moment. Në këtë vend kalohet nga një lajm dramatik në një lajm tjetër dramatik, nga një lajm i keq në një lajm tjetër të keq. Pak ditë më parë një nënë dhe një foshnje në kohën e saj të lindjes humbet jetën. E dhimbshme për çdo vend kjo. Përfytyroni pak Shqipërinë e 20 viteve më parë. Një nënë si ajo, në rast se do nisej nga Kalaja e Dodës apo Skrapari, asaj do ti duheshin shumë e shumë orë për të mbërritur në maternitetin e parë kompetent. Sot pas 20 vitesh kjo nënë, në mes të Tiranës përshkruan udhëtimin e vdekjes me shtatë orë e gjysëm. A ishte kjo inkopetencë e mjekëve? Absolutisht jo, se mjekët janë kompetentë. Unë nuk them se çdo mjek me të parën bën diagnozën por kur grupohen është shumë e vështirë tu shpëtojë diagnoza pa bërë. A ishte kjo mungesë humanizmi? E pamundur. Nuk mund të besoj që një mjek të mos kishte ndjeshmërinë e duhur ndaj një nëne dhe një foshnje. Cfarë ishte kjo atëherë. Kjo ishte një shpartallinë e sistemit të Urgjencës. Nga kush? Nga një xhahil që vjedh ditë e natë, që s’ka ndërmënd asgjë tjetër vetëm të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. A e dini se shumica e imazherisë nuk funksiononte?
A e dini që vetëm dy javë më parë, me aktin normativ të buxhetit shkurtuat 47% të shpenzimeve për Urgjencën? Por natyrisht jo për Urgjencën tonë sepse ne këtu i kemi ca lidhje për të mos ta pësuar, por për Urgjencën e atij qytetarit të thjeshtë. Votuat ju këtu se ja u solli. A është ky një krim more. A e dini se këta që vodhën 300 mln me ndrikull Nushin dhe me muratorin e kompanisë së sterilizimeve s’kanë rritur një qindarkë rrogat e mjekëve prej tre vitesh? Në kohën time u rritën 150%. Cpo ndodh në këtë kohë që i latë mjekët me rrogat e tre viteve më parë? Po ikin masivisht. Shkoni merrni statistikat sa kanë ikur nga QSUT, sa kërkojnë të ikin.
Pra, a tha një fjalë për nënë dhe foshnjen kreu i meduzës? Jo nuk shqiptoi dot një fjalë sepse e zë haku i parave të vjedhura ndaj nuk flet dot. E vetmja gjë që bëri është që shkoi dje në Elbasan me Beqen e tij dhe u tha se kanë blerë 6 ambulanca. A tha një fjalë për aeroportin? A e mbani mënd kur na tha këtu se ishte nisur turist Guido? Bëri avokatin e Guido Guidit. Sigurisht ju mërziteni por unë do ja numëroj këtij sepse ka njerëz që kanë dhimbje kur vdes një foshnje dhe vdes një nënë, ka njerëz që kanë dhimbje për vendin e tyre kur shohin se ndërtohen aeroporte nga trafikantë dhe kriminelë, ka njerëz që tronditen kur shohin sigurinë e tyre inegzistente në këtë vend, kur shohin pistën e aerioportit që vidhen 20 mln euro dhe pistën tjetër që ndërtohet, dhe duhet përsëri rrota që të bjeri që të diktohet.
Pra qeshni, sigurisht, sepse jeni pjesë e kësaj mafieje shtetërore por qytetarët nuk qeshin, ata po vuajnë si asnjëherë, po humbasin shpresën sa asnjëherë, qytetarët po ikin nga Shqipëria sa asnjë herë.
Ndaj dhe një herë dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim dhe veprime mafioze të organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, këtë shndërrim të Shqipërisë në Kanabistan, këtë largim masiv të investitorëve të huaj nga Shqipëria, këtë zgjatje të tmerrshme të mafies të klientelës qeveritare mbi pasuritë publike të Shqipërisë.