Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka komentuar vendimin se përse zgjodhi të ishte kundër nisjes së bisedimëve të anëtarësimit të Shqipëirsë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Gjatë fjalimit të tij Macron zbuloi se midis liderëve ka patur debate të forta për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ai shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres por kanë ende shumë për të bërë.
Problemi i madh sipas tij është dhe emigrimi.
“ Është bërë progres, por ende ka punë për të bërë. Dihet që po nuk u hapën dyer nuk do ketë më shpresë. Por duhet të finalizojmë reformat tona.
Dua të besoj për një Europë të përgjithshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha dhe të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt Bashkimi Europian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.
Dihet që nëse nuk i hapim derën këtu, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjaft thjesht hapja e dyerve ndaj këtyre vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende të cilat kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Duhet parë patjetër hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë me këtë axhendë, procesi duhet parë i gjithi”, tha Macron.