Ende vijon jehona për Marsida Qatjan, 30 vjeçaren e cila u bë ‘mollë sherri’ për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku pas përplasjes me armë zjarri, u vra Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur polici Bledar Toçi.
Marsida ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, që sipas saj ia dërgon bashkëshorti që aktualisht po vuan dënimin në një burg në Gjermani.
Në mesazh, bashkëshorti i kërkon asaj të marrë pasaportat dhe të shkoj ta takojë, nëse e do akoma.
Ai i shpreh dhe dashurinë , ku shkruan: Jeta do të ishte e kotë pa ty, ti je fryma ime.
“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazh.