• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Me armë, kokainë, 2.7 mln lekë me vete, dalin pamjet kur policia arreston ‘të fortin’ e Tiranës (EMRI-VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Me armë, kokainë, 2.7 mln lekë me vete, dalin pamjet kur policia arreston ‘të fortin’ e Tiranës (EMRI-VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me makinë me armë zjarri.

Mësohet se i arrestuari është Bledi Haka, banues në Tiranë.





Gjatë kontrollit që ka ushtruar policia në automjetin e tij janë sekuestruar gjithashtu dhe 2.7 mln lekë, kokainë, fishekë luftarakë, armë të ftohta, bllokues valësh të celularëve, karta bankare thika si stilolaps dhe sende të tjera

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor “Liqeni”. Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;

– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;

– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;

– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;

– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;

– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas

Gjuzi hap seancën, ‘kërcënon’ Ruçin me shkarkim, nuk e toleron kreu i Kuvendit: Vishu sipas rregullores

Para

Kryemadhi i habit të gjithë: Me këtë gojë që kam mund të kisha një burrë që më rrihte 10 herë në ditë

Para
Kryemadhi i habit të gjithë: Me këtë gojë që kam mund të kisha një burrë që më rrihte 10 herë në ditë

Kryemadhi i habit të gjithë: Me këtë gojë që kam mund të kisha një burrë që më rrihte 10 herë në ditë

Të Gjitha

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

nga Fast News
09:30 | 10/08/2025
0

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

nga Fast News
09:00 | 10/08/2025
0

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

nga Fast News
08:30 | 10/08/2025
0

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

nga Fast News
08:00 | 10/08/2025
0

Recent News

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

09:30 | 10/08/2025
Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

09:00 | 10/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar