Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila sipas tij ka ndodhur ditën e hënë në qytetin bregdetar. Ai thekson se është qëlluar me pistoletë në drejtim të kryetarit të Këshillit bashkiak të Durrësit, i cili njëherësh është dhe drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi.
Në një lidhje telefonike me News 24, Xhaferri ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa akuzon Policinë e Durrësit se ka fshehur ngjarjen e rëndë.