• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Universitetet/ Cilat janë degët më të preferuara sivjet nga studentët në Shqipëri?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Universitetet/ Cilat janë degët më të preferuara sivjet nga studentët në Shqipëri?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë.

Numri i studentëve të regjistruar është rritur për herë të parë, pas tre vitesh ku njohu tkurrje me gati 20% të numrit të tyre.  Sipas të dhënave të INSTAT numri i studentë të regjistruar u zvogëlua nga mbi 160 mijë që ishte në vitin akademik 2014/2015, në 131 mijë në vitin 2017/2018.





Megjithatë për studentët shqiptarë degët e preferuara të studimit vijojnë të mbeten ato që lidhen me administrimin, biznesin dhe ligjet. Në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar rreth 3200 studentë më shumë në këto fusha studimi, duke shënuar një total prej 33,447 studentë. Sipas përllogaritjeve çereku i studentëve zgjedhin të thellojnë dijet e tyre për këto fusha studimi.

Fusha e dytë me më shumë studentë të regjistruar sipas INSTAT është “Shëndet dhe Mirëqenie”, me 20,727 studentë të regjistruar, me 890 studentë më shumë se një vit më parë.

Më pas renditet fusha e “Inxhinierisë, Prodhimit dhe Ndërtimit”, si e treta me numrin më të lartë të studentëve, ku gjatë viti akademik 2018/2019 kishte të regjistruar 20,019 studentë, rreth 1289 më shumë se një vit më parë.

Më pas renditen “Arte dhe Shkenca humane” dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion”, me mbi 14 mijë të regjistruar, Shkencat e Arsimit dhe Teknologji e Informacionit dhe komunikimit, me mbi 10 mijë të regjistruar.

Në Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë ishin regjistruar për këtë vit akademik 7,060 studentë, në Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, rreth 5000, ndërsa në Shërbime 4,279 studentë.

Bie interesi për Shkencat e Arsimit dhe artet, rritet interesi për “Shërbime” dhe TIK

Viti akademik 2018-2019 ka shënuar ulje të numrit të studentëve që ndjekin Shkencat e Arsimit, ku gjatë këtij viti janë regjistruar 627 studentë më pak. Prej viti akademik 2014/2015, numri i tyre është pakësuar me 26%.

Nga ana tjetër është rritur interesi i studentëve për të thelluar dijet në fusha si “Shërbimet”. Zgjerimi i industrisë së Turizmit kërkon edhe rritjen e numrit të burimeve njerëzore të kualifikuara. Kështu në raport me një vit më parë numri i tyre u rrit me 39%.

Po kështu rritje ka pasur edhe në numrin e studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilët kanë shënuar rritje me 22%.

Rritje ka pasur edhe për degët e studimit si Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion, me 15% më shumë të regjistruar, dhe Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, me rreth 12% më shumë studentë.

Revista Monitor

 

 

Pas

“Unë kam shansin ta shkolloj fëmijën jashtë”, Kryemadhi i përvishet Lubonjës: Siç ke ndërtuar ti pallate, kam ndërtuar dhe unë

Para

Sherr me grushta e thika në lokalin e natës, shqiptari takon ish-të dashurën, plagosen 6 persona

Para
Sherr me grushta e thika në lokalin e natës, shqiptari takon ish-të dashurën, plagosen 6 persona

Sherr me grushta e thika në lokalin e natës, shqiptari takon ish-të dashurën, plagosen 6 persona

Të Gjitha

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
09:00 | 09/08/2025
0

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

nga Fast News
08:30 | 09/08/2025
0

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
08:00 | 09/08/2025
0

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

nga Fast News
17:22 | 08/08/2025
0

Recent News

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

09:00 | 09/08/2025
Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

08:30 | 09/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar