Kryeministri Edi Rama ka dalë sot live nëpërmjet një video mesazhi, duke u shprehur se ende nuk ka një vendim nga Bashkimi Europian, përfundimtar për Shqipërinë dhe negociatat por ai ka paralajmëruar deri diku dhe refuzimin.
Sipas Ramës shumë nga vendet, pjesë e familjes europiane janë pro hapjes së negociatave por tre të tjera mes tyre dhe Franca e shohin me skepticizëm procesin e zgjerimit.
Ndër të tjera Rama këmbëngul se vendimi i 13 tetorit nuk ka lidhje me atë që ka bërë qeveria dhe se situata do të ishte po njësoj edhe sikur ne të ishim vënd tjetër.
MESAZHI I PLOTE I RAMES
“Përshëndetje, vijon intesivisht debati brenda Bashkimit Europian për t’u dakordësuar lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tanimë dihet ajo që unë e kam ndarë me ju shumë kohë më parë. Shumica e vendeve janë pro, për të dyja vendet, edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Gjermania, që sot udhëheq fronin e “PO” ka zgjedhur një pozicion të ndryshëm nga ai i shumicës së vendeve anëtare.
E ka lidhur “PO” me disa kushte që janë të arsyeshme për ne, dhe jo të parëndësishme për të afruar Francën dhe ato 2-3 vende që janë në pozicion të pafavorshëm për ne. Franca dhe ato 2-3 vende, sidoqoftë deri më tani në një pozicion përfundimtar, siç është plotësisht e mundur që të mos lëvizin deri në fund nga pozicioni i tyre, ashtu është edhe i mundur që të pranohet një vendim kompromis. Presidenti francez ka qasje tjetër për një reformim të thellë të unionit, para zgjerimit. Emmanuel Macron s’është i gatshëm të shtyjë më fortë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Është qasje e shkëputur nga tradiocionalja e frontit të “PO”, por kjo s’është qasje kundër Shqipërisë. Asgjë s’mund të përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush s’duhet të harrojë patatet e nxehta që do diskutohen nga BE.
Por fjala e fundit ende s’është thënë. Se di as unë vetë si do përfundojë kjo Odise. Por ja çfarë di me siguri. Vendimmarrja e 18 tetorit s’ka lidhje me atë që kemi bërë ne. Situata e tyre do të ishte po njësoj, dhe po të ishte vend tjetër. Vendimmarrja ka të bëjë me atë që duan vendet. Cilido që të jetë vendimi, dielli do të dalë sërish të nesërmen e 18 tetorit. Europën e duam për fëmijët tanë, për shqiptarët dhe gjeneratat e tjera”.