Tema e diskutimit këto ditë vijon të mbetet krimi që tronditi qytetin e Kavajës, i cili ndodhi në banesën e 30 vjeçares Marsida Qatja.
Tashmë hetimet kanë arritur në një fazë më tej dhe nuk është vetëm vrasja e Dritan Haxhollit por dhe sasia e kokainës që u gjet pas krimit në shtëpinë e Marsida Qatjas.
Nga ana tjetër Prokuroria ngriti akuza dhe për vëllain e Bledarit, Benard Toçi si trafikant kokaine por nuk përjashtohet as vetë polici i cili mendohet të jetë i përfshirë në këtë aktivitet.
Gjatë një interviste për emisionin “Open” në Top Channel e përjashton veten nga akuzat, madje thotë se ajo është viktima e kësaj historie.
Ndërkohë flet edhe për bashkëshortin e saj dhe telefonatën që ka pasur, teksa ai ndodhet në burg.
“Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë, do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjemani” – thotë Marsida qatja, e cila e cilëson shumë serioz bashkëshortin dhe se nuk lë gjë pa zgjidhur.
“Kjo gjë nuk mbetet me kaq” – tha Marsida, duke iu referuar asaj çfarë i ka thënë bashkëshorti, por do të vijojë me të gjithë personat, duke nënkuptuar një gjakderdhje të mundshme.
Ai do kërkojë sqarime nga të gjithë dhe secilit do i japë atë që i takon. Marsida, në intervistën e saj lë të kuptohet se më shumë duket si pjesë e një rrjeti droge, sesa një femër me të dashur Dritan Hoxhallin, apo Bledar Toçin.
Ndërkaq, është munduar të hedhë poshtë të gjitha akuzat për përfshirjen e Bledar Toçit në trafik droge. “Bernardi erdhi atë natë në shtëpinë time, i tha diçka Bledarit nga dera, pa hyrë brenda. Por në asnjë moment nuk u takua që t’i japë drogë, apo diçka tjetër tha Marsida.
Gjithashtu ajo sqaroi se të gjithë personave në shtëpinë e saj u ishin marrë analizat për të përcaktuar nëse ishin apo jo përdorues kokaine. “Unë kam rezultuar e pastër” – tha Marsida.