Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme mes ministres së Arsimit Besa Shahini dhe pedagogut Arlind Qori, përfaqësues i “Lëvizjes për Universitetin”.
Debati ndodhi në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, në lidhje me temën e premtimeve që qeveria Rama ka bërë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Pedagogu i Shkekncave Sociale e akuzoi ministren për mashtrim me premtimet sidomos për fondet që sipas tij qeveria vijon të diskriminojë Universitetin Publik për interesa të privatëve.
Nga ana tjetër ministrja Shahini i konsideroi këto pretendime si spekulime dhe mashtrime.
Ajo kërkoi angazhimin e trupës universitare, studentë e pedagogë për të denoncuar me prova korrupsionin dhe për tu angazhuar në procesin e reformave në Universitet.
Pedagogu Arlind Qori tha se e gjithë kjo është një demagogji.
Shahini ra në një autogol kur tha se gjendja e universitetetit është njësoj, duke rrëzuar kështu të gjitha propagandimet se pakti për Universitetit rregulloi gjithçka.
Replika mes Besa Shahinit dhe Arlind Qorit:
Denis Dyrnjaja: Po të përdorin politikisht thotë ministrja, nëse mundesh përgjigju po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?
Arlind Qori: Ligji i Arsimit të Lartë iu mundëson Universiteteve private të marrin nga Fondi Shtetëror. Kjo është skandaloze.
Besa Shahini: Kjo është komplet idiotësi dhe gënjeshtër.
Arlind Qori: Le të hapim ligjin, ta mësojë edhe ministra.
Besa Shahini: Unë s’lejoj më që të hapen gënjeshtra.
Arlind Qori: Ajo ka qejf të bëjë grerëzën.
Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind.
Arlind Qori: Zonja nuk e ka lexuar ligjin dhe tregon përralla.
Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind. Po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?
Besa Shahini: Ky është budallallëk aq i madh, sa unë të thoja se ministrja kapet për veshi nga kryeministri. Unë dhe kolegët e mi aktivistë kemi denoncuar.
Besa Shahini: Listën ku e keni? Keni denoncuar në Facebook?
Arlind Qori: Kemi bërë të gjitha publike, kemi denoncuar të gjithë pedagogët që shisnin librat me detyrim, ai s’është sot. Po të pyesni studentët ky është një fenomen i gjerë. Ne i kemi denoncuar me emra, fakte dhe video. Qeveria s’do të përballet me këtë fakt. Qeveria ka aleatët e saj në burokracinë universitare.
Denis Dyrnjaja: Stop, e kuptova, stop. Dakord, stop.
Besa Shahini: Teoritë konspirative që sillen si në një periudhë tjetër, s’merrem fare. Kjo na mungon. Protesta krijoi një frymë fantastike, universiteti është aty ku është. Pedagogët janë në letargji totale. Është shumë e vështirë që të nisë organizimi aty ku duhet. Teoritë konspirative janë të pavërteta.
Arlind Qori: Zonja ministre gënjeu dhe tregoi një nivel të ulët edukate. Duhet të më kishe lënë të sqarohesha. Zonja foli për zgjedhje, dhe zgjedhjet do të jenë batërdi, përsa kohë që studentët s’kanë aftësi vendimarrje.