Një gjest të turpshëm ka bërë ambasadori i OSBE-së Bernard Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së Re. Ai ka kaluar mes protestuesve te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës, në mbështetje të banorëve të arrestuar bashkë me ish-deputetin Klevis Balliu.
Teksa ambasadori kalonte i shoqëruar, protestuesit nisën të thërrisnin “Rama Ik” dhe “turp për ju”. Në atë moment, ambasadori Borchardt iu ka ngritur gishtin e mesit. Një veprim i turpshëm dhe përtej çdo logjike për një diplomat.
Kujtojmë që pak kohë më parë, një grup të rinjsh shkruan poshtë pallatit, ku jeton ambasadori i OSBE-së Bernard Borchardt një parrullë “Shame on you”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Turp për ju”.
Të njëjtën thirrje që protestuesit lëshuan ndaj ambasadorit edhe sot në mbrëmje, çka u shoqërua me gjestin aspak normal të përfaqësuesit të OSBE-së.