• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Kavajë/ Vrasja ishte e qëllimshme, alkolin dhe kokainën i siguroi polici

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zbardhet ngjarja në Kavajë/ Vrasja ishte e qëllimshme, alkolin dhe kokainën i siguroi polici
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në  burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas.





Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.

 

Pas

Përtej çdo imagjinate, fotot e kësaj modeleje po bëjnë xhiron e botës

Para

Nusja kërcen në dasmë me dhuruesin që i shpëtoi jetën 10 vite më parë nga leucemia

Para
Nusja kërcen në dasmë me dhuruesin që i shpëtoi jetën 10 vite më parë nga leucemia

Nusja kërcen në dasmë me dhuruesin që i shpëtoi jetën 10 vite më parë nga leucemia

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar