• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jep dorëheqjen pa kaluar Vettingun, ja sa është pasuria e majme e gjyqtarit Haxhialushi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Jep dorëheqjen pa kaluar Vettingun, ja sa është pasuria e majme e gjyqtarit Haxhialushi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apelit, Astrit Haxhialushi, ka vendosur të japë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit. Në 11 shtator 2018, Astrit Haxhialushi është përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për t’ju nënshtruar verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Sipas të gjitha gjasave, gjyqtari mund të jetë njohur me rezultat e hetimit, ndonëse nuk ishte caktuar një datë për paraqitjen e tij në Komisionin e Vetingut.

Nuk dihen se në çfarë konkluzioni ka arritur KPK-ja, por nga deklaruarat e pasurisë që ka depozituar pranë ILDKPKI, rezulton se gjyqtari ka në pronësi me qindra hektarë pyje, ullinj, arë dhe troje, të trashëguara sipas tij nga babai. Ai deklaron ¼ e 58 000 m2 ullishte, ¼ 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit, ¼ e 631.7 hektar në Pyllin e Myzhlit, ¼ e 1308.5 ha në Pyllin e Bizës etj. Gjyqtari ka deklaruar se nëna e tij është pronare me 1/5 e një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin si dhe pronare me 1/5 e një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin. Haxhialushi ka në pronësi gjithashtu disa apartamente në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2004, gjyqtari deklaron blerjen e apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 143 m2, vlera 6 263 400 lekë, ndërsa e shet katër vite më vonë, me vlerë 11 340 000 lekë. Gjithashtu, në vitin 2011, gjyqtari deklaron se bashkëshortja e tij, ka marrë dhuratë nga prindërit një njësi 2 mijë m2.

Haxhialushi: Ndihem i frikësuar

Arsyet reale të dorëheqjes pritet të pasqyrohen në vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut, por gjyqtari Astrit Haxhialushi, në një mbledhje të KLD të vitit 2016, para se të niste zbatimi i ligjit të Vetingut, ka deklaruar se ndihej i frikësuar. Në një procesverbal të publikuar më parë nga Shqiptarja.com të mbledhjes së KLD-së në datën 11 qershor 2016, gjyqtari ka deklaruar se “Me të vërtet konstatoj, por edhe nga kontaktet që kemi me kolegët, se trupa gjyqësore me të vërtet ndihet totalisht e fyer, por njëkohësisht edhe e frikësuar.

Një pjesë e pasurisë së gjyqtarit Astrit Haxhialushi

Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sipërfaqe 2 000 m2.
Blerë apartament banimi me sipërfaqe 106.72 m2 në vlerën 10 500 000 lekë
Pronar me 100 % i një apartamenti 3 plus 1, 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë (2004).
Shitur apartament banimi 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë (2008).
Pronar me bashkëshorten i një apartamenti 106.72 m2 në Tiranë.
Pronar me 33 %, i një apartamenti banimi 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin.
Nëna, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin.
Babai, pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit.
Babai, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë.
Nëna, gjendja e depozitës bankare, 10 000 dollarë.
Pronar i një autoveture tip ‘Benz’, 300 000 lekë.
Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4-tës së 62 500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai.
Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Mariqinet, trashëguar nga babai.
Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronat, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronën prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit.
Zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1 308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.
Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014.
Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
Blerë veturë tip Volksëagen në vlerën, 6 500 euro.
Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë.
Bashkëshortja blerë veturë tip Volksëagen në vlerën 3 500 euro.
Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 10 000 euro.

Pas

QSUT jep detajet për gjendjen e fëmijës 17 muajsh që ra në gropën e rakisë

Para

Duhej ta mbronte por e përdhunon për 20 vite me rradhë/ Historia tronditëse e vajzës që lindi 6 fëmijë me babain e saj

Para
Duhej ta mbronte por e përdhunon për 20 vite me rradhë/ Historia tronditëse e vajzës që lindi 6 fëmijë me babain e saj

Duhej ta mbronte por e përdhunon për 20 vite me rradhë/ Historia tronditëse e vajzës që lindi 6 fëmijë me babain e saj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar