• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pas takimit me Vuçiç, Rama shpërthen në kritika për BE: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente, familja europiane të na përqafojë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pas takimit me Vuçiç, Rama shpërthen në kritika për BE: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente, familja europiane të na përqafojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut kanë firmosur një marrëveshje në Novisad, e cilësuar ndryshe edhe si mini-shengeni.

“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, u tha Vuçiç gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më kritik me Bashkimin Europian ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili tha se “Nuk jemi zonë e kategorisë së dytë, e nuk jemi as fidanishte për të bërë eksperimente dhe të presim që familja europiane të na përqafojë e të na ulë në tavolinë”.

“Miqtë tanë duhet të kenë copy right-in e emrit, por le ti gjejnë një emër si të duan. Garancia do të jetë bashkëpunimi për gjithë perimetrin e jashtëm. Vullneti është i plotë për ta bërë për të gjitha vendet. Ky është një moment kapërcimi historik, kur unë flisja për shengenin dhe kufijtë e hapur ngriheshin lloj-lloj teorish. Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dua ta bëj të qartë se nuk synon asnjë ekskluzivitet, por është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës. Në deklaratë do të lexoni se flitet gjatë gjithë kohës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të theksoj se pavarësisht e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke rënë dakord që të mos biem dakord për këto çështje”, tha më tej Rama, duke theksuar se “familja europiane ka dhe problemet e veta të brendshme, dhe ne s’mund të mbetemi peng”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon ndryshimin e madh që ka pësuar rajoni.

Ai tha se kjo nismë tregon se Ballkani nuk është më “fuçi baruti”.

“Kjo është një nismë që përcjell një mesazh: marrëdhëniet politike në Ballkan po përmirësohen. Nuk jemi më “fuçia e barutit” si në vitet 1800 jemi në shekullin XXI që i kushtohet përmirësimit të jetë ssë qytetarëve”, u shpreh Zaev. Edhe pse në këtë takim mungonte Mali i Zi dhe sidomos Kosova, Zaev i bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen.

Pas

Lajm i keq/ Franca shtyn hapjen e negociatave me BE, cilat janë 2 pengesat e forta për Shqipërinë

Para

Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish-deputeten Albana Vokshi

Para
Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish-deputeten Albana Vokshi

Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish-deputeten Albana Vokshi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar