Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pastiden e sotme rreth orës 17:45 në qytetin e Shkodrës ku një mjet ka përplasur një fëmijë 10-të vjeçar.
Mësohet se shtetasi E.H, 37 vjeç ka përplasur të miturin me inicialetE.H 10 vjeç në unazën Perëndimore të qytetit.
Menjëherë pas ngjarjes fëmija u dërgua në spitalin e Shkodrës ku po i nënshtrohet një operacioni.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë drejtuesin e mjetit.