• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Injorantë me shenja marrëzie” Ngjela flet me emra: Këta janë 4 personat që urrejnë Shqipërinë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Injorantë me shenja marrëzie” Ngjela flet me emra: Këta janë 4 personat që urrejnë Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela njihet për deklaratat e herëpashershme që bën kundra klasës politike shqiptare.

Pas zgjedhjeve në Kosovë, Ngjela e ka krahasuar me situatën në Shqipëri, duke nënvizuar se të gjitha problemet rrjedhin në saj të një politike mesjetare, injorante dhe me shenja të theksuara marrëzie.

Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, avokati akuzon kryeministrin Edi Rama, ish.-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ngjela thotë se këta katër persona e urrejnë dhe e përbuzin Shqipërinë dhe shqiptarët.

REAGIMI I PLOTE I AVOKATIT SPARTAK NGJELA

Shqiptarët e Shqipërisë po habitën se si votuan me aq kulturë shqiptarët e Kosovës.
Dhe jo vetëm kaq: shqiptarët e Shqipërisë po habitën me kulturën politike që po reflektojnë liderët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Po përse po habitën! Nuk e kuptojnë dot këta që kjo gjendje në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie? Në fakt gjendja primitive e politikës shqiptare është rrjedhojë direkte e egërsisë aintelektuale të Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës.

Është turp historik për Shqipërinë që drejtohet ende nga primitivizmi i katër njerëzve që më karakterin antiintelektualist të tyre, urrejnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Dyshja Kurti-Osmani në Prishtinë duhet që, me intelektualizmin e tyre, të përbuzin antiintelektualizmin Berisha-Rama në Tiranë.

Ardhja në qeverisjen e Kosovës e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk është një rastësi. Nëse ata do të jenë në lartësinë e duhur dhe me tharm patriotik në drejtimin e Kosovës, ditë për ditë do të zhvleftësojnë katërshen mesjetare dhe korruptive të politikës aktuale shqiptare që ka grabitur shqiptarët në 30 vjet.

Nëse qeveria e re e Kosovës do të fillojë procesin antikorrupsion në Prishtinë, ky duhet të fillojë si një proces me karakter radikal. Në të njëjtën kohë, është mirë që të mos ketë asnjë lloj lidhjeje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.
Një gjë është e vërtetë, korrupsioni shtetëror në Tiranë dhe ai në Prishtinë janë bashkësi antiperëndimore dhe të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë.

Të dy këta korrupsione duhen shkulur nga rrënjët. Në Tiranë ka filluar reforma në drejtësi si formulë amerikane për shkallëmimin e korrupsionit politik. Po në Prishtinë?
Amerikanët duhet të strukturojnë të njëjtën reformë edhe në Kosovë. Dhe pastaj, menjëherë të nisë likuidimi gjyqësor për shpronësimin dhe penalizimin e të korruptuarve në Tiranë dhe në Prishtinë.

 

Pas

Holanda kundër hapjes së negociatave, Rama ‘lan duart’ nga përgjegjësia: Çështje e brendshme e politikës, s’kanë gjë me Shqipërinë

Para

Tronditet Gjermania/ Sulm me armë zjarri, dy të vdekur e disa të plagosur

Para
Tronditet Gjermania/ Sulm me armë zjarri, dy të vdekur e disa të plagosur

Tronditet Gjermania/ Sulm me armë zjarri, dy të vdekur e disa të plagosur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

Recent News

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

09:35 | 07/11/2025
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

09:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar