Policia e Vlorës gjatë një operacioni ka sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Lenda u sekuestrua në afërsi të Orikumit pas informacioneve të siguruara nga policia se një mjet po transportonte lëndë narkotike.
Për pasoje policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.